• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LUFTË E PALIGJSHME”/ Presidentja e Parlamentit të BE-së në Kievin jep premtimin e madh: Do i ndërtojmë…
Home
Nderkombetare

“LUFTË E PALIGJSHME”/ Presidentja e Parlamentit të BE-së në Kievin jep premtimin e madh: Do i ndërtojmë…

2 April, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka vizituar Ukrainën ku u takua me Presidentin e Ukrainës Zelenski në kuadër të vizitës së saj të papritur në Kiev. Metsola u zotua se Bashkimi Evropian do të rrisë ndihmën e tij për Ukrainën.

Roberta Metsola, zyrtarja e parë e lartë e BE-së që viziton Ukrainën pas pushtimit nga Rusia më 24 mars, e quajti luftën të paligjshme, të paprovokuar dhe të panevojshme dhe premtoi ndihma të mëtejshme për Ukrainën.

Metsola ndodhet në Kiev për të treguar mbështetjen e BE-së për Ukrainën. Zëdhënësi i saj tha se për arsye sigurie për vizitën nuk do të jepen mjaft detaje.

“Luftë e paligjshme”/ Presidentja e Parlamentit të

Pas mbërritjes në Kiev Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola shkroi në

Twitter: “Jam në Kiev për të dhënë një mesazh shprese”.

Në një deklaratë pas takimit me kryetarin e parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefancuk, ajo tha se BE-ja “do t’ju ndihmojë të rindërtoni qytetet dhe qytezat tuaja pasi të përfundojë kjo luftë e paligjshme, e paprovokuar dhe e panevojshme”.

BE: Ndihma humanitare dhe ushtarake për Ukrainën

Ajo shtoi se ndihmat humanitare dhe ushtarake të BE-së për Ukrainën do të shtohen dhe tha se BE-ja “do të kujdeset për familjet tuaja që janë detyruar të ikin”.

“Luftë e paligjshme”/ Presidentja e Parlamentit të

Politikania malteze është zyrtarja e parë e lartë e BE-së që viziton Ukrainën pas pushtimit nga Rusia.

Në mes të muajit mars në Kiev ishin për vizitë kryeministri polak Mateusz Morawiecki, së bashku me homologët e tij çekë dhe sllovenë, Petr Fiala dhe Janez Jansa. Ata u takuan me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski dhe kryeministrin Denys Shmyhal për të demonstruar solidaritetin e tyre me Ukrainën./ DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JEMI PËR TURIZËM"/ Një “spiun” tregoi pallatin ku rrinte Dumani, dibrani u kap me... (DETAJET E REJA)
Previous article DITA NDËRKOMBËTARE E LIBRIT/ Shkrimtarja Adelina Mamaqi: Letërsisë për të vegjlit i mungojnë shkrimtarët

s.autor

Postime të ngjashme

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet Botë

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar Botë

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin Botë

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT