• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Zelensky bën thirrje për armë moderne për të zmbrapsur sulmet ruse
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Zelensky bën thirrje për armë moderne për të zmbrapsur sulmet ruse

19 January, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i tha Forumit Botëror Ekonomik se furnizimet perëndimore me tanke dhe sisteme të mbrojtjes ajrore duhet të arrijnë më shpejt në shtetin e tij, në mënyrë që forcat e Kievit të mund t’i kundërvihen forcave ruse.

Zelensky më 18 janar iu adresua këtij forumi, që po zhvillon punimet në Davos të Zvicrës, përmes video-lidhjes. Ai i bëri thirrje botës që të përshpejtojë dërgesat e armëve, duke thënë se Ukraina po qëndron e fortë pavarësisht luftimeve të përditshme në lindje të shtetit. Megjithatë, lideri ukrainas tha se Perëndimi e ka pranuar se “tirania po tejkalon demokracitë”.

Ai tha se Ukraina vazhdon të jetë e motivuar për të vazhduar betejën kundër pushtimit rus – që tashmë ka hyrë në muajin e njëmbëdhjetë – por, shtoi se Rusia duket se “veçse ka fituar vendin e saj në mesin e terroristëve” dhe po dëshiron që të hakmerret.

Zelensky theksoi se ishte i kënaqur që ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, ka ndryshuar mendimin sa i përket anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Kissinger, që iu drejtua Forumit në Davos përmes video-lidhjes më 17 janar, tha se pushtimi rus ka treguar se nuk ka më kuptim që Ukraina të mbahet jashtë NATO-s dhe se një anëtarësim eventual i Kievit në aleancën perëndimore ushtarake do të ishte “rezultati i duhur”.
Ndryshimi i mendimit i Kissingerit “është shumë i rëndësishëm për të ushtruar presion ndaj Rusisë” që të ndalë agresionin, tha Zelensky, dhe shtoi se Kievi ende beson se anëtarësimi në NATO do të ishte garancia më e mirë për sigurinë e Ukrainës.

I pyetur nëse është i shqetësuar për sigurinë e tij pas rrëzimit të një helikopteri më 18 janar në afërsi të Kievit, aksident në të cilin humbën jetën ministri i Brendshëm ukrainas dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë, Zelensky tha se nuk është i shqetësuar

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, po ashtu iu adresua Forumit në Davos. Ai tha se ka “sinjale shumë pozitive” se gjatë takimit të aleatëve perëndimorë në Gjermani më 20 janar, do të njoftohet për dërgesa të reja armësh për Ukraiën./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ/ 1 mijë ha tokë të përmbytura në Shkodër, disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike
Previous article DETAJET/ Një shqiptar në krye të bandës kriminale italo-shqiptare, si u sekuestruan 1.3 ton kokainë në Savona brenda dy javësh

s.autor

Postime të ngjashme

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte Botë

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh… Botë

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh…

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç Botë

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT