Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka dhënë informacion për shqiptarët e ndodhur në Ukrainë. Ajo tha se janë 11 shqiptarë presë e OSBE që janë evakuzuar ndërsa 5 apo 6 qytetarë të tjerë që jetojnë atje që kanë kontaktuar për ndihmë.
Ka një komunitet të vogël të shqiptarëve në Ukrainë të integruar prej shumë kohësh atje. Ka 11 shqiptarë në OSBE që janë pjesë e planit të evakuuimit. Kemi qenë në kontakt me 5-6 vetë që kërkuan ndihmë për t’u larguar.
U kemi sugjeruar rrugë tokësore. Ambasadat tona janë në gadishmëri për t ndihmuar ata.
Vura se një deklaratë të presidentit Sarkozy që kiishte thënë që NATO, G7, BE, OKB nuk funksionojnë më dhe arkitektuar e politikës ndërkombëtare duhet ribërë.
Është shumë herët për të bërë parashikime. Çdo krizë është sa një problem i madh , por edhe një mundësi e madhe. Se di del mundësia nga kjo situatë do shikohet me kohën.
Edi Rama
Është një moment tragjik ku lidershipi politik i Ukrainës ëstë në rrezik për jetën. NATO është fuqia më e madhe ushtarake që ekziston, ama nëse NATO do shtyej përtej kufijëve të vet do shpallte Luftën e Tretë Botërore. Edhe në Kosovë liderët e atëhershëm të jetës politike publike rrezikuan shumë. Ashtu sikundër presidenti Rugova u mor peng faktikisht. Kjo është diçka që nuk ka ndodhur në Evropë. Futja me ushtri në një shtet tjetër, sovran prej shumë vitesh, me institucione të zgjedhura. Shpresoj që me kryeministrin britanik do të takohem ditët e ardhshme e do të diskutojmë për këtë.


