• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ A do e rishikojë pozicionin në “Open Balkan” nëse Serbia del krah Rusisë? Flet Rama
Home
Politikë

LUFTA/ A do e rishikojë pozicionin në “Open Balkan” nëse Serbia del krah Rusisë? Flet Rama

25 February, 2022 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka thënë se çdo shtet ka përgjegjësitë e veta në raport me të tjerët, duke iu referuar këtu marrëdhënieve të Rusisë me Ukrainën.

“Përpara pak kohe këtu kishim në ujërat tona aeroplan mbajtësen, që është një repart ushtarak masiv më vete. Nuk kemi asnjë arsye të shqetësohemi nëse do të kemi apo jo kapacitet për t’u mbrojtur nga cilido duke pasur në dispozicion arsenalin më të sofistikuar që ka sot bota. Sa i përket Serbisë, natyrisht që është një rast për ata që nuk lënë rast pa u marrë me Ballkanin e Hapur për të spekuluar përsëri. Nuk kemi pasur mungesë qartësie e pozicioni për Serbinë, nga pikëpamja e politikës së vet të jashtme kur kemi nisur procesin.

Do të shikojmë në vijim shumë gjëra, jo në raport me Serbinë, por në raport se si do të zhvillohet ky proces. Sot jemi në kushtet ku nga ora në orë mund të ndodhë të shohim lidershipin e Ukrainës të vrarë ose të marrë peng. Mund të shohim vendosjen e një qeverie kukull atje.

Mund të shohim një vend që kalon në një botë tjetër komplet duke u kontrolluar ushtarakisht. Nga ana tjetër ka filluar vendosja e sanksioneve dhe se si do të sillen vendet e aleancës me vendet e tjera që janë neutrale apo me dy këndvështrime. Ballkani i Hapur nuk është krijimi i një organizate apo organizmi ndërkombëtar në rajon si një BE e vogël, aq më pak është krijimi i një Jugosllavie të Re. Nuk jemi atje për të përputhur miqësitë. nuk kemi ndërmend ta ndryshojmë qëndrimin ndaj Moskës, nuk jemi në këtë mundësi. Nga ana tjetër, s’jemi këtu që Serbia të bëjë këtë.

Marrëdhëniet tona janë marrëdhënie strategjike rajonale. Sa Rusia mund të futet në rajonin tonë, apo të tjera forca pro ruse, deri afër fare është gjë për t’u parë s’kemi pse të bëjmë spekulime. Ballkani i Hapur është shumë më tepër se sa projekt lokal, është një projekt i mbështetur shumë fort nga SHBA dhe nga shumë aleatë e partnerë dhe nuk e ka më atë kundërshti të fillimit”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Xhaçka: Janë 60 shqiptarë që jetojnë në Ukrainë, 5 apo 6 prej tyre...
Previous article FRIKË PËR LUFTË NË EUROPË? NATO merr masa të forta dhe shton mbrojtjen në Lindje. 100 avionë luftarakë në...

F.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT