• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Të paktën 67 palestinezë humbën jetën në Gaza, u sulmuan ndërsa prisnin ndihma humanitare
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Të paktën 67 palestinezë humbën jetën në Gaza, u sulmuan ndërsa prisnin ndihma humanitare

20 July, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Të paktën 67 palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në veri të Gazës, ndërsa prisnin ndihma humanitare në zonën al Sudaniya, sipas zyrtarëve të spitalit al Shifa. Drejtori i këtij spitali konfirmoi se vetëm në al Shifa janë sjellë 45 trupa pa jetë, ndërsa tre spitale të tjera në zonë raportuan për shumë viktima të tjera.

Ky është një ndër rastet më të rënda të dhunës ndaj civilëve që presin ushqim dhe ndihmë, ndërsa sipas burimeve mjekësore, në javët e fundit qindra palestinezë janë vrarë në rrethana të ngjashme.

Të shtunën, forcat izraelite u akuzuan për vrasjen e të paktën 32 personave në zonën Teina të Rripit të Gazës, ndërkohë që ushtria izraelite ka lëshuar urdhra për evakuim masiv në pjesën qendrore të Gazës, përfshirë zonën e Deir al Balah, ku janë grumbulluar mijëra palestinezë të zhvendosur.

Urdhrat për evakuim kanë ngjallur frikë për një ofensivë të re tokësore, ndërsa familjet e pengjeve izraelite kanë shprehur shqetësim të madh se të afërmit e tyre mund të ndodhen në zonat e rrezikuara. Ndërkohë, situata humanitare në Gaza mbetet jashtëzakonisht e rëndë, me mungesë të theksuar ushqimesh, uji dhe shërbimesh mjekësore.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIRIMI I HAPËSIRAVE PUBLIKE/ Rama: Çlirim i madh jo vetëm për këmbësorët, por ka ende ngrehina që rezistojnë. Do ikin bashkë me…
Previous article 20 VJET NË KOMA/ Ndërron jetë “Princi i Fjetur” i Arabisë Saudite

s.autor

Postime të ngjashme

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet Botë

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar Botë

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin Botë

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT