• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
20 VJET NË KOMA/ Ndërron jetë “Princi i Fjetur” i Arabisë Saudite
Home
Jetë

20 VJET NË KOMA/ Ndërron jetë “Princi i Fjetur” i Arabisë Saudite

20 July, 2025 s.autor Jetë

Princi saudit Al- Waleed bin Khaled bin Talal Al Saud, i njohur gjerësisht si “Princi i fjetur”, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare, pas më shumë se dy dekadash në koma.

Lajmin e bëri të ditur i ati, Princi Khaled bin Talal Al Saud, të shtunën më 19 korrik, përmes një postimi prekës në rrjetin social X.

“Me dhimbje e trishtim të thellë, njoftojmë ndarjen nga jeta të birit tonë të dashur, Princit Al- Waleed bin Khaled bin Talal bin Abdulaziz Al Saud. Allahu e mëshiroftë”, ka shkruar ai.

Postimit i bashkangjiti një fotografi bardhë e zi të të birit, i shtrirë në shtrat spitali me sytë mbyllur. Ai shtoi se ceremonia mortore do të mbahej të dielën, më 20 korrik.
Princi Al- Waleed lindi në prill të vitit 1990. Në vitin 2005, kur ishte vetëm 15 vjeç dhe studionte në një kolegj ushtarak në Londër, ai pësoi një aksident të rëndë automobilistik, nga i cili mori dëmtime të rënda në tru dhe hemorragji të brendshme.

Pas aksidentit, ai ra në koma dhe u transferua për trajtim në Qytetin Mjekësor “Mbreti Abdulaziz” në Riad, ku qëndroi në koma deri në ndarjen nga jeta.

Për më shumë se 20 vite, i ati zgjodhi ta mbante të birin në aparate dhe dokumentonte shpesh në rrjetet sociale momente të lutjes për të, si dhe festime të veçanta pranë shtratit të tij, përfshirë Ramazanin, Fitër Bajramin dhe Ditën Kombëtare të Arabisë Saudite.

Ndonëse Princi Al-Waleed nuk e rifitoi kurrë vetëdijen e plotë, ai herë pas here shfaqte reagime të lehta fizike, si lëvizje të duarve apo të gishtërinjve, reagime të cilat i ati i ndante me publikun, shpeshherë duke prekur zemrat e miliona ndjekësve.

Princi i ri kishte pritur gjithashtu vizita të shumta gjatë viteve, nga të afërm, miq dhe figura publike, të cilët luteshin pranë tij dhe shfaqnin mbështetje për familjen mbretërore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Të paktën 67 palestinezë humbën jetën në Gaza, u sulmuan ndërsa prisnin ndihma humanitare
Previous article VRASJA E MENDUH KURT DEDËS NË 2017/ Gjykata e Apelit ktheu për rigjykim çështjen ndaj Marjeta Karajt, lirohet nga burgu

s.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT