Ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu ka bërë të ditur se vendi i tij do të të dërgojë 8 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën.ukraine
Gjatë një bisede video me kryetarin e bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, Wu tha se donacioni përfshin 3 milionë dollarë për qeverinë e Kievit dhe 5 milionë dollarë shtesë për gjashtë spitalet lokale.
Kjo është hera e katërt që Tajvani dërgon donacionin e tij për vendin e shkatërruar nga lufta.
Gjatë video-telefonatës, Wu u shpreh se pushtimi i Rusisë në Ukrainë jo vetëm që shkaktoi dëm të madh për popullin ukrainas, por kërcënoi gjithashtu rendet ndërkombëtare dhe komunitetin demokratik.
Ai shtoi se Tajvani dhe Ukraina janë partnerë që ndajnë ideologjinë demokratike dhe janë në ballë të pengimit të zgjerimit të totalitarizmit.
Klitschko falënderoi Wu për donacionin nga qeveria dhe populli tajvanez, duke thënë se “paqja mund të rikthehet vetëm kur ushtari i fundit rus të largohet nga Ukraina”.
Ai gjithashtu i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të dënojë dhe sanksionojë Rusinë në masën më të plotë.