Guvernatori rajonal i Rusisë, Vyacheslav Gladkov, ka thënë se një depo municioni në rajonin Belgorod të Rusisë ishte në flakë pas një sërë shpërthimesh. Për këtë, Rusia fajëson Ukrainën, duke thënë se sulmi është shkaktuar prej tyre.
Fshati Staraya Nelidovka ndodhet rreth 16 kilometra në veri të kufirit me Ukrainën dhe është po aq larg nga qyteti i Belgorodit.
“Sipas informacioneve paraprake, një depo municioni po digjet pranë fshatit Stara Nelidovka. Nuk u shkaktuan dëme në ndërtesa banimi dhe shtëpi. Nuk pati viktima në mesin e civilëve”, citohet të ketë thënë Gladkov.
Provinca e Belgorod kufizohet me rajonet ukrainase të Luhansk, Sumy dhe Kharkiv, ku luftime të ashpra janë zhvilluar që kur Rusia pushtoi Ukrainën dy muaj më parë.


