• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LUFTA” SHBA-IRAN/ Gjashtë gjëra që duhet të dini për krizën e pengjeve amerikane në Teheran
Home
Nderkombetare

“LUFTA” SHBA-IRAN/ Gjashtë gjëra që duhet të dini për krizën e pengjeve amerikane në Teheran

5 January, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Kanë kaluar më shumë se 35 vjet, që kur një grup studentësh iranianë sulmuan ambasadën amerikane në Teheran dhe morën peng një grup amerikanësh. E kemi parë këtë histori të rrëfyer në filma si “Argo” dhe seriale televizive si “Homeland”, por më poshtë ju tregojmë gjashtë gjëra në lidhje me krizën e pengjeve të Iranit, që ndoshta nuk i keni ditur.

1) Ky konflikt përshkruhet shpesh si fërkimi i parë i Shteteve të Bashkuara me Islamin politik.

Në vitin 1979, Ayatollah Khomeini instaloi një teologji islamike anti-perëndimore, e cila zëvendësoi monarkinë pro-perëndimore të Shahut të Iranit. SHBA u quajt “Satanai i Madh” nga qeveria e re iraniane, dhe iranianët i panë Shtetet e Bashkuara me dyshim, për shkak të rolit të tyre në mbajtjen e Shahut në pushtet. Iranianët mendonin se Shtetet e Bashkuara kishin ndërhyrë shumë në punët e brendshme të Iranit, dhe kishin frikë se CIA po komplotonte për ta kthyer Shahun në pushtet. Vetë Ayatollahu bekoi marrjen e pengjeve në ambasadë, duke nxitur më tej linjën e ashpër të qeverisë kundër Shteteve të Bashkuara.

2) Ambasada e SHBA në Teheran paralajmëroi Uashingtonin, se ambasada do të sulmohej.

Deri në tetor të vitit 1979, Shahu kishte ikur nga Irani dhe po qëndronte në Meksikë. Atje, mjekët zbuluan se Shahu vuante nga një kancer agresiv dhe rekomanduan që ai të pranohej në një spital në Shtetet e Bashkuara. Situata në Teheran ishte tashmë e tensionuar, dhe kreu i misionit diplomatik në Ambasadën e SHBA në Teheran, dërgoi disa kabllograme në Uashington, duke thënë se nëse Shahu lejohej të hynte në Shtetet e Bashkuara për trajtim, ambasada do të merrej peng. Presidenti Jimmy Carter e lejoi Shahun në Shtetet e Bashkuara, edhe pse me shumë hezitim, dhe iranianët u zemëruan. Ata e panë këtë si një justifikim për të sjellë Shahun në Shtetet e Bashkuara, me qëllim që të komplotonin rikthimin e tij në pushtet. Kjo ndodhi vetëm disa javë para sulmit kundër ambasadës.

3) Disa nga pengjet u rrahën dhe u torturuan, madje iu nënshtruan edhe një ekzekutimi të shtirur.

Irani është përqëndruar në versionin se pengjet u trajtuan mirë, por kjo nuk është e vërtetë. Jo të gjithë pengjet u trajtuan njësoj. Dy gratë, Ann Suift dhe Kathryn Koob, thanë se ato trajtoheshin “korrektësisht” nga pengmarrësit e tyre, por të tjerët, përfshirë Al Golacinski, John Limbert dhe Rick Kupke, iu nënshtruan një ekzekutimi të shtirur, ku u zgjuan në mes të natës, të detyruar të zhvishen në të brendshme dhe u çuan me forcë në një dhomë në bodrum, ku rojet i bënë të besonin se do të ekzekutoheshin nga skuadra e pushkatimit. Rojet qëlluan me armë, por ato nuk ishin të mbushura. Pas kësaj, rojet qeshën. Pse e bënë? Limbert tha se e bënë ngaqë “menduan se do të ishte argëtuese”.

4) Pengjet u lanë të lirë, vetëm pasi u betua Presidenti Reagan.

Ted Koppel e përshkroi këtë si aktin e fundit të mizorisë së iranianëve ndaj Presidentit Carter. Edhe pse Shtetet e Bashkuara dhe Irani kishin arritur në një marrëveshje për të liruar pengjet në dhjetor, iranianët pritën deri minutën kur u betua Presidenti Reagan përpara se të lejonin aeroplanin me pengje të ngrihej në fluturim. Iranianët kishin një urrejtje të thellë ndaj Carterit dhe donin t’ia mohonin këtë moment të fundit të fitores si President.

5) Pasi u liruan pengjet, ata u takuan me Presidentin Jimmy Carter.

Uilliam Daugherty, i cili u mbajt në izolim për pothuajse gjithë kohën kur ishte peng, tha: “Nuk ishte një pritje e ngrohtë”, kur Jimmy Carter fluturoi në bazën ushtarake amerikane në Gjermani, për të takuar pengjet menjëherë pas lirimit të tyre. Pengjet ishin të ndarë në mendimet e tyre. Shumë njerëz menduan se kishin mbetur të pambrojtur në ambasadë, pasi Carteri mori vendimin për lejimin e Shahut në Shtetet e Bashkuara. Daugherty tha se gjatë takimit, Carteri shkoi për të përqafuar të gjithë pengjet, dhe shumë mbetën me krahët ulur dhe nuk ia kthyen përqafimin.

6) Ish Ambasada e SHBA në Teheran është ruajtur si muze.

Ambasada në Teheran është tani qendër kulturore islamike dhe muze, i ruajtur që nga ditët kur ishte burg në vitin 1979. Ajo mbetet si një simbol i revolucionit iranian, dhe në Iran njihet si “strofulla e spiunëve”. Makina shkrimi të vjetra, pajisje komunikimi, madje edhe foto të vjetra vizash, janë të ekspozuara. Çdo vit në përvjetorin e marrjes së pengjeve, iranianët mbajnë mitingje ku këndohet “Vdekje Amerikës”, ashtu si bëhej në vitin 1979./CNN-Bota.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''DERISA DIKUSH U VERBUA...''/ Albana Osmani flet për largimin nga Top Channel
Previous article KIM KARDASHIAN NXJERR NË SHITJE VILËN/ Pamje nga super luksi ku ka jetuar

Delo.autor

Postime të ngjashme

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis Botë

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999 Botë

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez Botë

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT