• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Rusia kryen sulm vdekjeprurës në Mikolajiv, një i vdekur, disa të plagosur
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Rusia kryen sulm vdekjeprurës në Mikolajiv, një i vdekur, disa të plagosur

27 April, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Rusia ka sulmuar qytetin jugor ukrainas të Mikolajivit me raketa tokë-ajër gjatë natës, duke lënë të vdekur të paktën një civil dhe plagosur disa të tjerë. Kështu bëri të ditur më 27 prill presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe zyrtarë të tjerë, përderisa ushtria ukrainase tha se beteja për marrjen e kontrollit të Bahmutit po vazhdon.

Bahmuti, që gjendet në lindje të Ukrainës, ka qenë epiqendra e ofensivës së trupave ruse. Trupat ruse shënjestruan Mikolajivin me katër raketa të llojit S-300, tha kreu i administratës rajonale ushtarake, Vitaly Kim. Ai shtoi se të paktën një ndërtesë e lartë dhe dy shtëpi private u goditën nga sulmet.

“Armët me precizitet të lartë u përdorën për të sulmuar shtëpi private, një ndërtesë historike dhe një ndërtesë të lartë”, shkroi në Telegram presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. “Deri më tani, ne dimë se një person ka vdekur dhe 23 janë plagosur, përfshirë një shtëpi”, shtoi ai. Kryetari i Mikolajivit, Oleksandr Sienkovych, tha se pas sulmit një pjesë e qytetit ka mbetur pa energji elektrike.

Rajoni i Mikolajivit në muajt e fundit ka qenë cak i sulmeve të shpeshta të Rusisë. Që nga nisja e pushtimit të Ukrainës në shkurtin e kaluar, Rusia ka mohuar se shënjestron civilët, pavarësisht se ka prova që dëshmojnë të kundërtën. Në rajonin e Donjeckut, luftimet e ashpra kanë vazhduar në vijën e frontit Bahmut- Avdijivka-Marjinka, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase më 27 prill.

“Sulmuesi ka përqendruar përpjekjet e tij sulmuese në Bahmut, Avdijivka dhe Marjinka, ku forcat e mbrojtjes ukrainase kanë zmbrapsur 54 sulme gjatë 24 orëve të fundit. Luftimet e ashpra po vazhdojnë në Bahmut dhe Marjinka”, u tha në njoftimin ditor të ushtrisë ukrainase.

Serhiy Cherevatiy, zëdhënës i komandës lindore të ushtrisë, tha se forcat ruse po e rrafshojnë Bahmutin. “Rusët po shkatërrojnë ndërtesa në Bahmut për të parandaluar ushtarët tanë që t’i përdorin ato si fortifikime”, tha ai. Më 26 prill, kreu i grupit famëkeq rus të mercenarëve, Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha se ushtria ukrainase ka të ngjarë që në fillim të muajit të ardhshëm të nisë kundërofensivën e saj pranverore. Pala ukrainase nuk ka komentuar këtë deklaratë të Prigozhinit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GJITHMONË MË KE INJORUAR"/ Nita përplaset me Kristin: Është shumë vonë t’i përmendësh këto
Previous article EMRI/ Në kërkim për dhunë në familje, pranga 35-vjeçarit në Elbasan

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT