• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Rusët kontroll të plotë mbi Severodonetsk, Moska akuza Kievit: Po sulmoni Symin me armë kimike, e shisni sikur jemi ne fajtorët
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Rusët kontroll të plotë mbi Severodonetsk, Moska akuza Kievit: Po sulmoni Symin me armë kimike, e shisni sikur jemi ne fajtorët

9 June, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Një re tymi dhe flake tregon panoramën e fundit nga fronti i luftës në qytetin Severodonetsk, ku është duke u zhvilluar përplasja më e ashpër midis forcave ukrainase dhe atyre ruse.

Sipas mediave ndërkombëtare, qyteti është vendosur pothuajse nën kontrollin e plotë të Rusisë dhe situata nuk është aspak pozitive në kampin e Ukrainës, pasi kanë pësuar humbje të mëdha.

“Është keq, ka shumë të vdekur, rusët po bombardojnë fort dhe ne nuk kemi armë për t’u përgjigjur. Ne jemi shumë më mirë në fushë, por ata gjuajnë gjithnjë e më fort”, thonë ushtarët ukrainas të dekurajuar.

Në frontin kryesor të Donbasit dhe pikërisht në sektorin e nxehtë që shkon nga Izyum në Severodonetsk, rusët janë duke përparuar.

“Betejat gjithmonë ndodhin pak a shumë në të njëjtën mënyrë. Rusët fillojnë me bombardime e breshëri shumë intensive. Ata përdorin gjithçka që kanë në dispozicion të përqendruar në disa dhjetëra kilometra katrorë: nga artileria te mortajat, deri te aviacioni dhe dronët e armatosur”, tregojnë ata më tej.

Ndërkohë në krahun tjetër Rusia ka akuzuar shërbimet sekrete ukrainase se janë duke përgatitur një sulm me kimikate ndaj qytetit të Sumy-t dhe më pas do të fajësojnë Moskën për incidentin.

Këtë e ka pohuar koloneli Mikhail Mizintsev, fjalët e të cilit raportohen nga Ria Novosti, agjencia e shtypit rus.

“Forcat ukrainase do të lëshojnë predha artilerie në rajonet në kufi me Rusinë nga rajoni Sumy. Pas një kundërsulmi të dyshuar të organizuar nga forcat e armatosura ruse, oficerët e shërbimeve të sigurisë ukrainase planifikojnë të godasin me substanca të fuqishme helmuese në zonë”, mësohet të ketë thënë Mizintsev.

Sipas pretendimeve të Kolonelit rus, “incidenti do të regjistrohet nga ekspertë të Organizatës Kundër Përdorimit të Armëve Kimike dhe do të përdoret për të akuzuar forcat e armatosura ruse për përdorimin e armëve kimike kundër civilëve”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZELENSKY DUHET TË JAPË NJË UDHËZIM"/ Lavrov: Synimi i Rusisë, çlirimi i Ukrainës nga regjimi neo-nazist
Previous article NUK PËRJASHTOHET BRESHËRI/ Çfarë kthese do të marrë moti sot

s.autor

Postime të ngjashme

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT