Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko, ka deklaruar se armët bërthamore ruse të vendosura në Bjellorusi janë një faktor për të frenuar përplasjet.
“Armë bërthamore do të thotë siguri. A do t’i përdorim? Shpresoj që të mos arrijmë dëri në këtë pikë. Unë nuk dua që njerëzit e mi të shkojnë në luftë, është një gjë e tmerrshme. Ne nxjerrim përfundime, por po ashtu nxjerrim edhe mësime. Ne nuk po drejtojmë armët, por po përgatitemi për të mbrojtur vendin tonë”, tha Lukashenko gjatë një takimi me banorët e qytetit të Belovezhsky në rajonin e Brest.
Ndërkohë situata mes Ukrainës dhe Rusisë vijon të mbetet problematike. Në javët e fundit, Ukraina ka sulmuar me dronë Moskën. Kremlini nga ana e tij ka paralajmëruar se do të marrë masa dhe se do të reagojnë ashpër, ndaj sulmeve.


