Ushtria çeçene e përfshirë në luftë ne Ukrainës nga Vladimir Putin është famshme për aktet e saj brutale.
Megjithatë, Daily Mail raporton për një ngjarje makabre në qytetin e shkatërruar të Buchas, pak kohë përpara se ushtria ruse të tërhiqej nga aty.
Sipas tabloidit britanik, sekti çeçen i njohur me emrin “Kadryovtsy” ka ekzekutuar pa mëshirë të gjithë ushtarët rusë që ishin plagosur rëndë gjatë luftimeve me ukrainasit.
Vullnetarët që shërbenin në spitalin e qytetit tregojnë se n spital dërgoheshin vetëm ushtarët që kishin marrë plagë të lehta, ndërsa ata të plagosur rëndë thjesht vriteshin në vend nga “shokët” e tyre të ushtrisë. Dëshmitarët tregojnë më pas se ushtarët rusë varroseshin në varre masive së bashku me ukrainasit, për të fshehur gjurmët e krimit.
Rusët lanë pas një masakër në Bucha pas tërheqjes, ku përveç mbi 400 trupave të civilëve të gjetura nëpër rrugët e qytetit, u zbuluan dhe disa varre masive.