• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Putin shpalli “mobilizimin e pjesshëm”, ushtria ruse: Janë regjistruar rreth 10 mijë vullnetarë në…
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Putin shpalli “mobilizimin e pjesshëm”, ushtria ruse: Janë regjistruar rreth 10 mijë vullnetarë në…

23 September, 2022 F.autor Botë, Nderkombetare

Ushtria ruse tha më 22 shtator se të paktën 10.000 persona kanë dalë vullnetarë për të luftuar në Ukrainë, rreth 24 orë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi mobilizimin e rezervistëve.

“Gjatë ditës së parë të mobilizimit të pjesshëm, afër 10.000 qytetarë kanë arritur në qendrat e rekrutimit, me vullnet të lirë, pa pritur që të thirreshin”, tha për Interfax zëdhënësi i ushtrisë ruse, Vladimir Tsimlyansky.

Ai shtoi se ushtria ka krijuar qendra të thirrjes për t’iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve dhe organizatave lidhur me mobilizimin.

Më 21 shtator njoftoi për shpalljen e “mobilizimit të pjesshëm” të rezervistëve. Më pas, ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu tha se do të thirren 300.000 rezervistë për luftën në Ukrainë.
Pas njoftimit të Putinit, mbi 1.300 persona u arrestuan në mbarë Rusinë të mërkurën, gjatë protestave kundër mobilizimit.

 

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Putin, i cili pushtimin e quan “operacion të posaçëm ushtarak”, më 21 shtator përsëriti qëndrimin se synimi i tij është “çlirimi” i rajonit lindor ukrainas të Donbasit.

Shpallja e mobilizimit erdhi një ditë pasi separatistët në katër rajonet e kontrolluara nga forcat ruse në Ukrainë – Donjeck, Luhansk, Herson dhe Zaporizhja – njoftuan për planet për mbajtjen e të ashtuquajturave referendume për bashkim me Rusinë.

Votimet në të ashtuquajturat referendume do të nisin më 23 shtator dhe do të zgjasin deri më 27 shtator. Kievi dhe Perëndimi i dënuar planet për këto votime, ndërkaq shpalljen e mobilizimit e kanë cilësuar si përshkallëzim të luftës në Ukrainë, që pothuajse ka hyrë në muajin e tetë./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I VRANË DJALIN NË SHKODËR/ Nëna e të riut: Shteti të na mbrojë! “Faji” i tim biri ishte se kushërinjtë …
Previous article LA BURRIN DHE ATDHEUN PER SHQIPERINË/ Vajza polake: Ky vend ka potencial shumë të madh

F.autor

Postime të ngjashme

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet Botë

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

ZJARRET NË EVROPË/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll Botë

ZJARRET NË EVROPË/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

ALARMI NGA MINAT DETARE/ Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët Botë

ALARMI NGA MINAT DETARE/ Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT