• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2022
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2022
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Putin dhe Erdogan takohen për të dytën herë brenda muajit
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Putin dhe Erdogan takohen për të dytën herë brenda muajit

5 August, 2022 shqipe.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti rus, Vladimir Putin do të takohet më 5 gusht me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, në vendin turistik Soçi, në Detin e Zi.

Ky është takimi i dytë mes tyre në më pak se një muaj. Ata u takuan më 18 korrik.

Përfundimi i luftës në Ukrainë dhe perspektiva e një inkursioni turk në Siri pritet të dominojnë bisedimet mes liderëve.

Erdogani ka arritur një sukses diplomatik me ndihmën për arritjen e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja për të rifilluar dërgesat e grurit ukrainas nëpër Detin e Zi.

Udhëheqësi turk është munduar të përdorë marrëdhëniet e tij të mira edhe me Ukrainën edhe me Rusinë për të luajtur rol në përfundimin e luftës së nisur nga Kremlini më 24 shkurt.

Inkursioni i planifikuar ushtarak i Ankarasë për të sulmuar forcat kurde në Sirinë veriore do të jetë gjithashtu në krye të axhendës, njoftoi transmetuesi shtetëror turk TRT.

Moska, e cila ka mbështetur presidentin Bashar al-Assad në luftën civile në Siri, kohët e fundit e kishte këshilluar kundër një ofensive të tillë.

Ankaraja i sheh trupat kurde siriane të mbështetur nga SHBA-ja, Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG), një grup terrorist dhe dyshon se janë të lidhura me kryengritësit vendas.

Një ofensivë turke në veri të Sirisë është pezulluar që nga viti 2019 pas dy marrëveshjeve të armëpushimit të ndërmjetësuara nga Uashingtoni dhe Rusia.

Sipas Kremlinit, shitja e mundshme e dronëve luftarakë pa pilot nga Turqia anëtare e NATO-s, në Rusi është gjithashtu në axhendë.

Ushtria ukrainase ka përdorur dronët Bayraktar kundër forcave ruse që nga fillimi i pushtimit në shkurt./ REL

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SKAFI HYRI ME SHPEJTËSI TË MADHE DHE MË NDAU NGA VAJZA"/ Zbardhet dëshmia e babait të 7-vjeçares: Ja si ndodhi tragjedia
Previous article "VRASËSI JO PROFESIONIST"/ Ekzekutimi i shqiptarit në Itali, dy pyetjet që po ‘mundojnë’ hetuesit

shqipe.autor

Postime të ngjashme

ZBULIMI I RAPORTIT TË FUNDIT/ Ushtria ruse mund të degradojë nëse kufizohen eksporte Botë

ZBULIMI I RAPORTIT TË FUNDIT/ Ushtria ruse mund të degradojë nëse kufizohen eksporte

GAZI RUS/ Qeveria gjermane parashikon muaj të vështirë, Kancelari Scholz nuk heq dorë nga sanksionet: Qëndrojmë krah Ukrainës Botë

GAZI RUS/ Qeveria gjermane parashikon muaj të vështirë, Kancelari Scholz nuk heq dorë nga sanksionet: Qëndrojmë krah Ukrainës

LUFTA/ Zelensky shënon “vijat e kuqe” në bisedimet me Moskën: Nëse nisin pseudo-referendumet, mbyllet... Botë

LUFTA/ Zelensky shënon “vijat e kuqe” në bisedimet me Moskën: Nëse nisin pseudo-referendumet, mbyllet...

Facebook Comments

MERO BAZE/ Pse publikimi i dosjes e çliroi Ilir Metën nga pengmarrja e Berishës Blog

MERO BAZE/ Pse publikimi i dosjes e çliroi Ilir Metën nga pengmarrja e Berishës

LUTFI DERVISHI/ Ne jemi me policinë. Po policia me kë është? Blog

LUTFI DERVISHI/ Ne jemi me policinë. Po policia me kë është?

ASTRIT PATOZI/ Investimet serioze kthehen gjithmonë një ditë... Blog

ASTRIT PATOZI/ Investimet serioze kthehen gjithmonë një ditë...

LINDITA NIKOLLA/ Ndërvartësi të reja midis gjeopolitikës dhe sigurisë kibernetike Blog

LINDITA NIKOLLA/ Ndërvartësi të reja midis gjeopolitikës dhe sigurisë kibernetike

SKENDER MINXHOZI/ “Pse nuk e burgosa Nanon…”, mirësevini në Berishën e Tretë! Blog

SKENDER MINXHOZI/ “Pse nuk e burgosa Nanon…”, mirësevini në Berishën e Tretë!

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT