• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LUFTA/ Pushtimi i Rusisë në Ukrainë ka hyrë në ditën e 49-të, por ja çfarë ka ndodhur deri më tani
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Pushtimi i Rusisë në Ukrainë ka hyrë në ditën e 49-të, por ja çfarë ka ndodhur deri më tani

13 April, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Pushtimi i Rusisë në Ukrainë ka hyrë sot në ditën e 49-të. The Guardian ka bërë një përmbledhje të gjërave që kanë ndodhur deri më tani e çfarë duhet ditur.

-Presidenti amerikan Joe Biden i ka cilësuar veprimet e Rusisë në Ukrainë si “gjenocid”.

“Ne do t’i lëmë avokatët të vendosin ndërkombëtarisht nëse kualifikohet apo jo, por sigurisht që kështu më duket mua,” tha ai.

-Aleati më i ngushtë i Putinit në Ukrainë, Viktor Medvedchuk, është kapur nga forcat e rendit ukrainase, njoftoi Volodomyr Zelenskiy. Medvedchuk është udhëheqësi i Platformës Opozitare për Jetën, partia më e madhe opozitare e Ukrainës. Zelenskiy propozoi lirimin e tij në Rusi në këmbim të ukrainasve të kapur nga forcat ruse. Zelenskiy gjithashtu paralajmëroi Rusinë: “Lëreni Medvedchuk të jetë shembull për ju. As ish-oligarku nuk shpëtoi, për të mos përmendur shumë më tepër kriminelë ordinerë nga bombardimet ruse. Ne do t’i marrim të gjithë.”

-Zelenskiy tha se “ende nuk është e mundur” të nxirren përfundime 100% se çfarë lloj lënde u përdor në Mariupol të martën. Më herët, ai shprehu shqetësimet se forcat ruse po përgatisnin “një fazë të re terrori” që mund të përfshinte përdorimin e armëve kimike në Ukrainë. Andriy Biletsky, udhëheqësi i regjimentit vullnetar të Azov, pretendoi të hënën se tre persona në qytetin port jugor kishin pësuar “helmim nga lendet kimike, por pa pasoja katastrofike”.

-Megjithatë, disa vëzhgues kanë shprehur skepticizëm se provat e disponueshme tregojnë për një sulm me armë kimike. Është shumë herët për të thënë përfundimisht se çfarë ndodhi, por një ekspert paralajmëroi se eshte e paqartë nëse kimikatet, e jo më armët kimike, ishin përdorur, bazuar në provat e disponueshme ne kete faze fillestare. Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane tha se SHBA nuk mund të konfirmojë raportet për përdorimin e armëve kimike në Mariupol.

-Civilët janë larguar nga Ukraina lindore përpara një sulmi të parashikuar gjerësisht. Forcat ukrainase po përgatiteshin për një ofensivë të re ruse në lindje të vendit, teksa guvernatori i Luhansk, Serhiy Gaidai, u ka kërkuar banorëve që të evakuoheshin sa më shpejt që të ishte e mundur duke përdorur korridoret e dakorduara humanitare.

-Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko, tha se vlerësimi i fundit ishte se rreth 21,000 banorë civilë ishin vrarë në qytetin port ukrainas që nga fillimi i pushtimit rus. Numri i vdekjeve në Mariupol mund të jetë deri në 22,000, tha për CNN Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetsk.

-Kryetari i qytetit ukrainas të Bucha, afër Kievit, tha se autoritetet kishin gjetur deri më tani 403 trupa të njerëzve që ata besonin se ishin vrarë nga forcat ruse gjatë pushtimit të zonës. Ky numër ishte ende në rritje, tha Anatoliy Fedoruk, duke shtuar se ishte shumë herët që banorët të ktheheshin në qytet.

-Putin tha se Ukraina kishte devijuar nga marrëveshjet e arritura në një konferencë të paqes në Stamboll dhe se bisedimet ishin në një “rruge qorre”. Kur u pyet për komentet e presidentit rus, një anëtar i delegacionit ukrainas, Mykhailo Podolyak, tha se negociatat me rusët ishin shumë të vështira, por po vazhdonin.

-Putin gjithashtu pretendoi se operacioni ushtarak i Rusisë po shkonte siç ishte planifikuar dhe se qëllimi i Rusisë në Ukrainë ishte të përmbushte të gjitha qëllimet e saj dhe të minimizonte humbjet. “Ne do t’i arrijmë objektivat tona, nuk ka dyshime,” tha Putin.

“Qëllimet e saj janë absolutisht të qarta dhe fisnike,” tha ai për fushatën ushtarake të Rusisë. Ai tha se Rusia “nuk kishte zgjidhje tjetër” veçse të nisë atë që ai e quan një “operacion special ushtarak” dhe u zotua se do të “vazhdonte deri në përfundimin e plotë të tij dhe përmbushjen e detyrave që janë vendosur”.

-Një britanik, i cili ka luftuar me forcat e armatosura ukrainase në qytetin e rrethuar të Mariupolit, është detyruar të dorëzohet së bashku me njësinë e tij te rusët, sepse atyre u kishte mbetur pak ushqim dhe municione. Aiden Aslin, nga Newark, iu bashkua marinsave të Ukrainës në vitin 2018, por u ka thënë miqve dhe familjes se ai dhe shokët e tij nuk mund të durojnë më, ndërsa rusët gradualisht shtrëngojnë kontrollin e tyre në qytetin port jugor.

-Zelenskiy refuzoi një kërkesë të presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier, për të vizituar Kievin së bashku me politikanë të tjerë evropianë të mërkurën. Sipas një raporti të gazetës gjermane Bild, arsyeja e mohimit ishin lidhjet e ngushta më parë të socialdemokratit gjerman me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe historia e tij si avokat i lidhjeve të ngushta ekonomike ruso-gjermane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIZA NË PD/ Flutura Açka: Ju tregoj si zgjidhet, fillon nga sakrifica e Sali Berishës
Previous article DËSHMITË E FAMILJARËVE/ Vjehrri vrau nusen e djalit, kërcënoi me vrasje edhe të bijën për lidhje intime

s.autor

Postime të ngjashme

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë Aktualitet

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT