Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës thotë se 1222 trupa janë gjetur në rajonin e Kievit që kur forcat ruse u tërhoqën nga zona.
Iryna Veneditktova tha për Sky Neës se autoritetet ukrainase po hetojnë 5,600 raste të krimeve të dyshuara të luftës të kryera nga trupat ruse që nga fillimi i pushtimit.
Sipas saj, janë identifikuar mbi 500 kriminelë të dyshuar lufte, duke përfshirë zyrtarë të lartë ushtarakë dhe qeveritarë në Rusi.
“Ajo që shohim në të gjitha rajonet e Ukrainës janë krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe ne po bëjmë gjithçka për ta rregulluar atë”, thotë ajo.
Ajo shton se Ukraina ka prova që Rusia kreu një sulm me raketa në një stacion treni në qytetin lindor të Kramatorsk, i cili vrau më shumë se 50 qytetarë që prisnin një tren për t’i çuar në perëndim të vendit.
Rusia ka mohuar se ishte përgjegjëse për sulmin e së premtes dhe pretendon se nuk ishte raketa e tyre. Ajo gjithashtu ka mohuar të ketë shënjestruar civilët.