• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DETAJET TRONDITËSE/ Nëna i jepte ketaminë që prej prillit 2021, tjetër fakte për vdekjen e vogëlushes
Home
Jetë

DETAJET TRONDITËSE/ Nëna i jepte ketaminë që prej prillit 2021, tjetër fakte për vdekjen e vogëlushes

10 April, 2022 F.autor Jetë

Fakte të reja tronditëse për rastin thriller të Patrës dalin në dritë ndërsa hetimet vijojnë pasi autoritetet po përpiqen të zbardhin misterin e vdekjes së tre vajzave motake që dyshohet se u vdiqën nga nëna e tyre.

Raportimet e fundit nga Greqia bëjnë të ditur se Georgina 9-vjeçare është vrarë me ketaminë, një substancë që në një sasi shumë të madhe mund të jetë vdekjeprurëse. Nëna e saj, Roula Pispirigou, është arrestuar dhe lënë në paraburgim për vrasjen e të bijës 9-vjeçare.

Ajo mohon vrasjen e vajzës së saj, ndërsa deri më tani nuk dihet se nga e ka marrë lëndën vdekjeprurëse.

Autoritetet që hetojnë rastin po përpiqen të kuptojnë nëse e dyshuara e ka blerë ketaminën në internet apo rrugë të tjera.

Nën hetim është dhe një i afërm i nënës 33-vjeçare, e cila ka një të kaluar të errët me drogën.

Kur Georgina u shtrua për herë të parë në Spitalin Karamandani, në prill të 2021, kishte të gjitha simptomat e përdorimit të ketaminës.

Policët me përvojë të Departamentit të Vrasjeve vlerësojnë se nëna e të voglës, qysh atëherë, kishte mundësinë të siguronte drogën nga “burimet” që ekzistonin në Patra.

Autoritetet e marrin si të mirëqenë që Roula Pispirigou ia injektonte substancën në intervale të rregullta dhe kur e shihte të nevojshme, për të eksperimentuar, i jepte doza të vogla ose të mëdha vajzës së saj 9-vjeçare.

Kështu, nuk mund të përjashtohet që në ditën e vdekjes së Georgina, në janar 2022, nëna e saj, e cila dyshohet se e vrau, të ketë pasur me vete dozat e ketaminës që po përdorte.

Ndërkohë që autoritetet vazhdojnë hetimet për vdekjen e Georginës, në fokus është edhe vdekja e Malenës dhe Irisit, dy fëmijëve të tjerë të familjes Daskalaki.

Presidenti i Urdhrit të Mjekëve, Leon Grigoris, duke folur sot në Mega për vdekjen e Malenës dhe Irisit, tha se provat janë duke u riekspertuar, pasi ato vërtetojnë se edhe tek dy rastet e tjera, si te vdekja e Georginës, ajo që ka ndodhur është vepër penale.

Mjeku tha se kishte prova që dy vdekjet e para ishin shkaktuar nga mungesa e oksigjenit.

“Për sa i përket fëmijës së parë, mendoj se përgjigjen dhe zgjidhjen përtej komisionit tre anëtarësh, do ta japë profesori i Anatomisë Patologjike, Manolis Agapitos dhe kjo pasi gjetjet, për sa i përket Malenës, janë ato që ai vuri në dukje, mungesë oksigjeni”, theksoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "RUSIA SYNON TË MARRË KIEVIN"/ Udhëheqësi çeçen: Ju siguroj se...
Previous article LUFTA/ Prokurori i Përgjithshëm: Janë gjetur mbi 1200 trupa të pajetë në rajonin e Kievit

F.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT