Një ditë pas protestës, opozitannisi me akuzat e saj përsa i përket dhunës së ushtruar nga policia ndaj protestuesve.
Ish-kryeministri Sali Berisha postoi disa foto të dy protestuesve të dhunuar duke akuzuar policinë për ushtrim të dhunës.
Sipas Berishës police civilë kanë goditur me qytën e pistoletës, në kokë, në hunde, në nofull dhe trup protestuesve paqësor Ymer Çela dhe djalit të tij Erjon Çela, postimi i Berishës në Facebook.
Postimi i plotë i Berishës:
Por disa orë më vonë në media qarkulluan video dhe foto ku, një përleshje e dhunshme shpërtheu dje në mes të sheshit gjatë protestës së opozitës . Babë e bir, Ymer dhe Erjon Çela u rrahën me grushte e shkelma dhe më tej u goditën me një shufër hekuri. Përleshja e dhunshme i la të plagosur me dëmtime të mëdha në kokë babë e bir, të cilët përfunduan për trajtim në Spitalin e Traumës.
Ymer Çela ka qenë truprojë i ish-kryeministrit Sali Berisha deri në vitin 1998.
Nga frymëzuesit dhe ekzekutuesit e dhunës së mbrëmshme, tashmë duhet një përgjigje publike për insinuatën e akuzuave monstruoze kundër Policisë, që rezultuan në një blof të turpshëm, të ngjashëm me atë të “çadrave pistoletë” të 2011-ës.
Gepostet von Sander Lleshaj am Montag, 3. Juni 2019
Por opozita nuk e pranoi “dështimin” e saj në pasaktësinë e lajmeve, PD publikoj një video ku ishte përplasja e ish deputetit Bardh Spahia me ministrin e Brendshë Sandër Lleshaj.
Video e përplasjes në spitalin e Traumës:
Debati ne korridor midis Gjeneral Kanabisit alias Vasal Kimiku dhe ish deputetit Bardh Spahia ne spital. Ndiqeni! sbSherr në spital, mes ish-deputetit të PD-së, Bardh Spahia dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjatë vizitës që ky i fundit bëri në spital për të parë nga afër efektivët e plagosur mbrëmë gjatë protestës së opozitës.DebatiSpahia: Ministri e ka mbushur spitalin me policisë dhe civile dhe ka largu mjekët, ish deputetë përfaqëues të opozitës. Ky është pushteti i sotëm, fytyra e shtetit të ministrit në fjalë, i kanë ditët e numëruaraLleshaj i drejtohet të largohetSpahia: Puna ime është t’u pengoj ju të trajtoni shqiptarët si serbë, kjo është puna ime.Lleshaj: T’ju vijë turpSpahia: Turp tu vijë ju, shko shifi plagët atyne njerëzve, shko shifi e ke mbushur spitalin me policëLleshaj: Me çfarë statusi ke ardhur këtuSpahia: Me statusin e përfaqësuesit të opozitës, jo me atë opozitë që keni bërë ju. Kur u bëre ti ministër imagjino cfarë statusi duhet, me mu flet ti ashtu, po ik mbaj përgjegjesi. E keni afër fundit, edhe serbët nuk sillen kështu, shiko si i keni bërëLleshaj: Kush i ka bërë kështu, dorën tënde të zezë, që ua ke bërë edhe qytetarëve edhe policëve, more i pafytyrëSpahia: Edhe policët që i lini pa mbrojtje, ca doni mos me protestu njerëzit
Gepostet von Sali Berisha am Montag, 3. Juni 2019
Përgatiti: AlpeNews.al



