• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LUFTA/ Përgjigje për Rusinë, Gjermania blen avionë luftarakë amerikanë F-35
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Përgjigje për Rusinë, Gjermania blen avionë luftarakë amerikanë F-35

14 March, 2022 k.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Gjermania ka në plan të blejë rreth 35 avionë luftarakë amerikanë të modelit F-35 dhe 15 avionë të tipit Eurofighter, tha të hënën një burim i parlamentit gjerman. Vendimi i Berlinit është pjesë e një përpjekjeje të madhe për të modernizuar forcat e armatosura në përgjigje të ndërhyrjes ruse në Ukrainë.

Avionët luftarakë të modelit F-35, të prodhuar nga kompania amerikane Lockheed Martin, do të ndihmonin në zëvendësimin e flotës disa dhjetëra-vjeçare gjermane të avionëve të modelit Tornado, sipas njoftimit të shtypit të konfirmuara nga burimi.

Avionët e modelit Tornado janë aeroplanët e vetëm luftarakë që kanë aftësi të mbajnë bomba bërthamore amerikane të stacionuara në gjermani dhe që janë pjesë thelbësore e NATO-s për parandalimin e konfliktit.

Avionët amerikanë F-35 konsiderohen si aeroplanët luftarakë më modernë në botë. Forma dhe shtresa e tyre e jashtme tejet unike e bën shumë të vështirë zbulimin e tyre nga radarët e armikut.

Avionët e tjerë të modelit Eurofighter, që Gjermania planifikon të blejë, të ndërtuar nga një grup ku përfshihet edhe korporata evropiane Airbus, njoftohet se do të përdoren për operacione të tjera, përfshirë luftën elektronike dhe misionet e shoqërimit.

Kancelari gjerman Olaf Scholz u zotua muajin e kaluar të investojë 112 miliardë dollarë në ushtrinë e vendit që nuk është financuar sa duhet për vite me radhë.

Rritja e shpenzimeve shënon një ndryshim të madh për ekonominë më të madhe të Evropës, duke ndryshuar politikën e saj për një profil sa më të ulët ushtarak, pjesërisht nga ndjesia e fajit nga Gjermania për Luftën e Dytë Botërore.  Pas vite kritikash, se Gjermania nuk po mbante një barrë të mjaftueshme financiare në aleancën ushtarake të NATO-s, Kancelari Scholz gjithashtu u zotua të shpenzonte në vit më shumë se 2% të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen, duke tejkaluar objektivin e NATO-s.

Ndryshimi i qendrimit gjerman u nxit nga rikthimi i luftës në kontinentin evropian pas ndërhyres ruse në Ukrainë me 24 shkurt, duke tronditur ndjenjën e sigurisë së Berlinit dhe nxjerrë në pah gjendjen e forcave të armatosura gjermane.

Por blerja e avionëve luftarakë amerikanë F-35 ngre pikëyetje lidhur me të ardhmen e një avioni të përbashkët evropian që Berlini po zhvillon në bashkëpunim me Spanjën dhe Francën.
I njohur si “Sistemi Ajror Luftarak i së Ardhmes” [Future Combat Air System (FCAS) ], avioni është planifikuar që deri në vitin 2040 të zëvendësojë aeroplanët e modelit Rafale të prodhimit francez dhe avionët gjermanë dhe francezë të modelit Eurofighter.

Në fund të muajit të kaluar, Kancelari Scholz u përpoq të zbuste frikën se projekti mund të bëhej i panevojshëm duke thënë se projekti i përbashkët evropian kishte një “përparësi absolute”.

“Është e rëndësishme për mua, që ne të ndërtojmë gjeneratën e ardhshme të avionëve luftarakë dhe tankeve në bashkëpunim me partnerët evropianë”, tha ai. Por forcat e armatosura gjermane, të njohura si Bundeswehr, duhet të zëvendësojnë sa më shpejt flotën e avionëve të modelit Tornado, sepse ajo është vjetëruar, shtoi Kancelari Scholz./ VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BASTIS SHTËPINË E VAJZËS SË PUTIN/ Aktivisti hap dyert e vilës për refugjatët ukrainas: Është blerë me para të vjedhura
Previous article NDODH NË PROTESTË/ Studentja nis fjalën me LAVDE për Ramën: Ti e rrite Shqipërinë! Protestuesit i heqin...

k.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT