• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Perëndimi do t’i dhurojë Ukrainës autoblinda, hera e parë që makina të blinduara i jepen Kievit
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Perëndimi do t’i dhurojë Ukrainës autoblinda, hera e parë që makina të blinduara i jepen Kievit

5 January, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Përderisa luftimet po vazhdojnë në rajonin pjesërisht të pushtuar ukrainas, Donjeck, aleatët perëndimorë të Kievit duket se po lëvizin drejt ofrimit të autoblindave të avancuara për ushtrinë ukrainase.

Përmes përditësimit ditor lidhur me luftën, më 5 janar ushtria ukrainase tha se mbi 800 ushtarë rusë janë vrarë apo plagosur, shumica e të cilëve gjatë luftimeve në qytetin e Bahmutit dhe në zona të tjera të rajonit lindor ukrainas të Donjeckut.

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur që të verifikojë në mënyrë të pavarur këto shifra të ofruara nga ushtria ukrainase.

Teksa luftimet e ashpra po vazhdojnë, presidenti amerikan, Joe Biden, më 4 janar konfirmoi se Uashingtoni po e shqyrton mundësinë e dërgimit në Ukrainë të makinave luftarake të këmbësorisë, Bradley. Makina M2 Bradley është përdorur nga ushtria amerikane që nga viti 1981 dhe SHBA-ja ka mijëra makina të tilla në dispozicion.

Në ditët në vijim, Uashingtoni pritet të njoftojë për paketën e re të ndihmës për Ukrainën.

Komentet e Bidenit vijnë pasi një ditë më herët, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun francez, Emmanuel Macron. Gjatë kësaj bisede, Franca zbuloi se do t’i dhurojë Ukrainës makina të blinduara të llojit AMX-10 RC.

Reuters citoi një zyrtar të paidentifikuar francez të ketë thënë se “kjo është hera e parë që makina të blinduara, të prodhuara në Perëndim, po i jepen ushtrisë ukrainase”. Megjithatë, për këto dërgesa nuk dihen më shumë detaje.

Më herët, Australia i ka dhunuar Ukrainës 90 makina të llojit Bushmaster. Këto makina të blinduara janë kundër minave tokësore.

Kievi ka kërkuar nga qeveritë perëndimore që t’i dhurojnë makina të rënda të blinduara, veçanërisht makinat e prodhimit amerikan, Abrams, dhe tanket luftarake gjermane, Leopard.

“Nuk ka asnjë arsye që Ukraina ende nuk është furnizuar me tanke perëndimore”, ka shkruar Zelensky në Twitter.

Një zyrtar i lartë amerikan tha më 4 janar se luftimet përreth Bahmutit janë “ende intensive” dhe parashikoi që luftimet “do të vazhdojnë edhe gjatë muajve në vijim”.

Zyrtarët ukrainas ditëve të fundit kanë paralajmëruar se Rusia po përgatitet për ofensiva të reja, teksa pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës po i afrohet njëvjetorit.

“Ka shumë tregues që na japin arsye të themi se ata do të bëjnë edhe një përpjekje në shkurt”, tha Oleksiy Danilov, sekretar i Këshillit të Sigurisë së Ukrainës.

Ndërkaq, zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Malyar, tha se për shkak të numrit të lartë të viktimave nga luftimet intensive që po vazhdojnë, Rusia ka të ngjarë që të nisë një mobilizim të dytë ushtarak në çerekun e parë të këtij viti.

Në dhjetor, presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se nuk ka nevojë për mobilizim të mëtejmë./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERDOGAN BISEDË TELEFONIKE ME PUTIN/ Presidenti turk i kërkon armëpushimin e njëanshëm për të zgjidhur konfliktin me Ukrainën
Previous article VRASJA E EDMOND PAPËS/ Andrew Bode dyshohet se është larguar ilegalisht jashtë vendit, sistemi TIMS e tregon në Shqipëri

s.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT