• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LUFTA/ Pas gati një muaj forcat ukrainase dalin në kundërsulm, rusët ngadalësohen çdo ditë
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Pas gati një muaj forcat ukrainase dalin në kundërsulm, rusët ngadalësohen çdo ditë

23 March, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Breaking News, Nderkombetare

Gati një muaj pasi forcat ruse pushtuan Ukrainën, ka tregues në rritje se forcat ukrainase po kalojnë në ofensivë, duke sulmuar trupat ruse dhe, në disa raste, duke rimarrë terrenin e humbur.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha të martën se forcat e saj kishin rimarrë Makarivin, një periferi të kryeqytetit të Kievit, pas luftimeve të ashpra.

Ushtria e Ukrainës gjithashtu duket se ka nisur një kundërsulm në qytetin lindor Izyum, 120 kilometra në juglindje të Kharkivit, dhe në zonat pranë qytetit Kherson, në pjesën jugore të vendit.

Zyrtarët amerikanë nuk pranuan të komentojnë përpjekjet e Ukrainës, por ata thanë se në disa pjesë të vendit, energjia duket se po ndryshon.

“Kemi parë tregues se ukrainasit po hidhen pak më shumë në sulm tani”, u tha gazetarëve të martën vonë sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby.

John Kirby
John Kirby

“Ata janë mbrojtur me shumë zgjuarsi, shumë shkathtësi, shumë novacion në vende që ata besojnë se janë vendet e duhura për t’u mbrojtur”, tha ai. “Dhe ne i kemi parë ata tani në disa vende, veçanërisht në jug pranë Khersonit, që ata janë përpjekur të rifitojnë territorin”.

Zyrtarë të tjerë amerikanë u treguan edhe më të hapur për gjendjen e operacioneve ushtarake ruse.

“Rusia deri më tani ka dështuar dukshëm”, u tha gazetarëve këshilltari për sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, në lidhje me planet e Kremlinit për Ukrainën.

“Pavarësisht nëse Rusia merr një qytet, merr një qytet apo merr më shumë territor, ata kurrë nuk do të jenë në gjendje të arrijnë qëllimin që ata vendosën… që ishte ta bënin këtë vend të gjunjëzohej”, tha ai. “Qytetarët e guximshëm të Ukrainës po refuzojnë të dorëzohen. Ata po luftojnë”.

Në njoftimet në gjuhën angleze në rrjetin Telegram, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë portretizoi një përpjekje krejtësisht të ndryshme luftarake, duke lavdëruar forcat ruse që përparonin në pjesë të Ukrainës juglindore, ndërsa forcat ukrainase iknin dhe duke pretenduar sukses në asgjësimin e depove dhe depozitave të karburantit të Ukrainës me armë “preçizioni të lartë dhe rreze të gjatë veprimi”.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, duke informuar gazetarët në kushte anonimiteti për të diskutuar të dhënat e zbulimit, konfirmoi se anijet ruse në Detin Azov kishin filluar të bombardojnë qytetin ukrainas Mariupol, i cili është sulmuar shumë prej ditësh.

Tanke ruse të shkatërruara në rajonin Sumy të Ukrainës
Tanke ruse të shkatërruara në rajonin Sumy të Ukrainës

Por zyrtari tha se të dhënat e tjera të zbulimit sugjerojnë se pushtimi i Rusisë në Ukrainë është bërë një makth logjistik, me forcat ruse që ende po luftojnë për të kapërcyer mungesat e karburantit, ushqimit dhe municioneve të drejtuara me saktësi.

Zyrtarët e Pentagonit thanë të martën se këto mungesa mund të jenë pjesë e arsyes që Rusia “të paktën në një rast” ka përdorur një raketë të avancuar hipersonike për të asgjësuar një objekt magazinimi ushtarak ukrainas, një lëvizje që një zyrtar e përshkroi si “habitëse”.

Madje edhe furnizimet bazë duket se mungojnë.

“Morëm disa sinjale se disa nga ushtarët e tyre po vuajnë nga ngricat sepse u mungojnë pajisjet e përshtatshme për motin e ftohtë”, tha zyrtari. “Trupat në fakt kanë vuajtur dhe [janë] nxjerrë nga lufta”./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË NDODHI NË VLORË? Policia aksion blic, arrestohen tre persona, sekuestrohen dy armë
Previous article PARASHIKIMI I FRIKSHËM/ Kina mund të ketë mbi 1 milion vdekje nga Covid nëse…

s.autor

Postime të ngjashme

TËRMETI SHKATËRRIMTAR NË KOLUMBI/ 254 viktima, 2,600 të plagosur dhe rreth 200 të zhdukur Botë

TËRMETI SHKATËRRIMTAR NË KOLUMBI/ 254 viktima, 2,600 të plagosur dhe rreth 200 të zhdukur

NDËRROI AVIONIN PAS KËRCËNIMIT TË MUNDSHËM IRANIAN/ Trump konfirmon manovrën: Bëra atë që më tha Shërbimi Sekret Botë

NDËRROI AVIONIN PAS KËRCËNIMIT TË MUNDSHËM IRANIAN/ Trump konfirmon manovrën: Bëra atë që më tha Shërbimi Sekret

E RËNDË/ U aksidentua paraditen e së martës në aksin nacional Delvinë–Sarandë, ndërron jetë 65-vjeçari Aktualitet

E RËNDË/ U aksidentua paraditen e së martës në aksin nacional Delvinë–Sarandë, ndërron jetë 65-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT