• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LUFTA/ Paralajmërimi i ambasadores ukrainase në SHBA: 92 punonjës të termocentralit të Çernobilit mbahen peng nga forcat ruse
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Paralajmërimi i ambasadores ukrainase në SHBA: 92 punonjës të termocentralit të Çernobilit mbahen peng nga forcat ruse

25 February, 2022 Delo.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Nëntëdhjetë e dy anëtarë të personelit operacional të termocentralit të Çernobilit po mbahen peng nga forcat ruse, tha ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova, gjatë një konference për shtyp në Uashington DC, të premten.

Për shkak se personeli i termocentralit po mbahet peng, ata nuk janë në gjendje të punojnë me turne dhe të ndjekin rregullat strikte që kërkon termocentrali, tha ajo, raporton CNN.

Përgjegjësia e termocentralit tani “ka mbetur në dorën e forcave ruse dhe ushtrisë ruse”, tha Markarova. Ukraina po u drejtohet të gjithë rregullatorëve bërthamorë dhe vendeve të tjera për t’i paralajmëruar ata për situatën në Çernobil, shtoi ajo.

“Në mbrojtjen e këtyre impianteve, ne po mundohemi të jemi shumë të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm që të mos ketë dëmtime. Ne nuk mund të themi të njëjtën gjë për Federatën Ruse, prandaj jemi duke paralajmëruar dhe për këtë arsye po i drejtohemi të gjithëve”, tha Markarova.

Shtëpia e Bardhë dënoi të enjten Rusinë për marrjen peng të stafit civil të objekteve të energjisë së Çernobilit në Ukrainën veriore dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të tyre.

“Ne jemi të indinjuar nga raportet e besueshme se ushtarët rusë aktualisht po mbajnë peng stafet e objekteve të Çernobilit”, u tha gazetarëve të enjten sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. “Kjo pengmarrje e paligjshme dhe e rrezikshme, e cila mund të prishë përpjekjet rutinë të shërbimit civil që duhet për të mirëmbajtur dhe mbrojtur objektet e mbetjeve bërthamore është padyshim tepër alarmante dhe shumë shqetësuese. Ne e dënojmë atë dhe kërkojmë lirimin e tyre.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË UKRAINË/ SHBA më e ashpër se Britania e Madhe dhe BE, sanksionon Putinin dhe Lavrov, iu ndalon të…
Previous article LUFTA NË UKRAINË/ Perëndimi paralajmëron: Putin mund të përdorë armët më të fuqishme në histori

Delo.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT