Tre persona kanë humbur jetën nga bombardimet ruse në Kharkiv të Ukrainës. Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori i rajonit Kharkiv nëpërmjet një postimi në Telegram.
“Tre burra të moshave 45.48 dhe 57 vjeç u vranë në fshatin Vovchanski Khutory. Rreth një orë më parë, armiku edhe një herë granatoi komunitetin Vovchan të rrethit Chuguyiv. Si pasojë e granatimeve kanë vrarë tre persona”, ka shkruar ai në Telegram.
Rusia ka nisur ofensivën e saj ndaj Ukrainës që prej shkurtit të vitit 2022. Vetëm ditën e djeshme kamë humbur jetën 8 persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë nga sulmet ruse në një restorant.