Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan vendosjen e sanksioneve të tjera ndaj shumë prej oligarkëve rusë. Këtë e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë ditën e sotme përmes një deklarate zyrtare.
The Guardian ka publikuar një listë të miliarderëve rusë të cilët pritet të sanksionohen nga SHBA.
Nikolai Tokarev (gruaja e tij Galina, vajza Mayya dhe dy pasuritë e tij të patundshme luksoze)
Boris Rotenberg (gruaja e tij Karina dhe djemtë Roman e Boris)
Arkady Rotenberg (djemtë e tij Pavel, Igor dhe vajza Liliya)
Sergei Chemezov (gruaja e tij Yekaterina, djali Stanislav dhe njerka Anastasiya)
Igor Shuvalov (Pesë kompanitë e tij, gruaja Olga, djali i tij Evgeny)
Yevgeniy Prigozhin (Tri kompanitë e tij, gruaja Polina, vajza e tij Lyubov)
Dmitry Peskov, sekretari i shtypit të Presidentit Putin
Alisher Usmanov (Superjahti i tij, një nga më të mëdhenjtë në botë dhe i sapo sekuestruar nga aleati ynë Gjermania dhe avioni i tij privat, një nga avionët më të mëdhenj në pronësi private të Rusisë)
SHBA do të vendosë gjithashtu kufizime në viza për 19 oligarkë dhe 47 “anëtarë të familjes dhe bashkëpunëtorë të ngushtë”.


