• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LUFTA NË UKRAINË/ Rusët të revoltuar me Putin: Na ka kthyer në të kaluarën tonë të mjerueshme të Bashkimit Sovjetik
Home
Nderkombetare

LUFTA NË UKRAINË/ Rusët të revoltuar me Putin: Na ka kthyer në të kaluarën tonë të mjerueshme të Bashkimit Sovjetik

2 March, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Breaking News, Nderkombetare

Miliona qytetarë rusë po ndiejnë tashmë pasojat e pushtimit të Ukrainës nga vendi i tyre, me radhë të gjata që njerëzish jashtë bankave, ndërsa përpiqen të tërheqin para.

Teksa raketa dhe predha binin në Kiev dhe Kharkiv, qytetarët në Moskë u panë duke qëndruar në radhë që të kujtonin radhën e bukës dhe mishit në kohën e Bashkimit Sovjetik, ndërsa rubla ra në nivelet më të ulëta ndonjëherë.

Shtetet e Bashkuara, Britania, Evropa dhe Kanadaja njoftuan një sërë sanksionesh të reja ditët e fundit, duke përfshirë bllokimin e aksesit të disa huadhënësve rusë në sistemin ndërkombëtar të pagesave SËIFT, ndërkohë që SHBA bllokoi bankën qendrore të Rusisë nga transaksionet me dollarin.

Kjo e çoi ekonominë ruse në rënie të lirë pasi rubla ra 30 për qind kundrejt dollarit, duke detyruar bankën qendrore të rrisë normat e interesit në 20 për qind dje, ndërsa rregullatorët refuzuan të hapnin bursën e Moskës këtë mëngjes.

“Ndjehem sikur jam kthyer në Bashkimin Sovjetik. Jemi kthyer në radhët e vjetra sovjetike për këpucë ose sallam, kur ishim të shkëputur plotësisht nga Perëndimi. Nuk kemi mësuar asgjë? Ne kishim shkuar drejt Evropës dhe Amerikës, por Putini na ka kthyer në të kaluarën tonë të mjerueshme sovjetike, të cilën e kishim 30 vjet më parë”, tha Anatoli, 46 vjeç, një shkencëtar, ​​ndërsa qëndronte në mënyrë stoike në vendin numër 152 në radhë për të këmbyer rublat që kishte në dorë me dollarë apo euro.

Një tjetër qytetar tha: “Nuk ka dollarë, nuk ka rubla – asgjë. Epo, ka rubla, por unë nuk jam i interesuar për to. Nuk di çfarë të bëj. Kam frikë se po shndërrohemi në Korenë e Veriut apo Iranin tani”.

Një stilist i quajtur Andrey  tha se rritja e normave të interesit do të thotë se ai nuk mund të paguajë hipotekën e tij.

“Po planifikoj të gjej klientë të rinj jashtë vendit sa më shpejt dhe të largohem nga Rusia me paratë që po kurseja. Këtu kam frikë, janë arrestuar njerëz që kanë folur kundër vijës së partisë. Më vjen turp dhe nuk votova as për pushtetarët”, tha ai.

Agjentët e udhëtimit po ashtu janë në ankth për shkak se Europa i ka mbyllur kufijtë.

 “Evropa është e mbyllur. Nuk ka shans. E pamundur'”, tha një agjent.

Edhe pse mediat në Moskë shpërndajnë propagandën e Putin, qytetarët shprehen se askush nuk i beson më ato.

“Më kanë mërzitur të gjitha gënjeshtrat helmuese në televizionin propagandistik të Putinit. Asnjë nga brezi im nuk e beson se ukrainasit janë nazistë. Është e pakuptimtë dhe të gjithë e dimë. Të gjithë në Ukrainë, si këtu, duan një jetë pa tiraninë shtetërore, ku ne mund të jetojmë, të marrim frymë dhe të përparojmë. Udhëheqësit tanë kanë ngecur në të kaluarën. Putini mund të ndërtojë armë hipersonike, por shumica e shtëpive në fshatra kanë tualete jashtë”, tha një 24-vjeccare.

Lyubov, 73 vjeçe, hoqi dorë nga pritja në radhë për ushqime.

“Nuk dua të kthehemi siç ishte në kohën e Brezhnevit. Kisha menduar se e kishim lënë pas atë periudhë”, tha ajo.

Në ditën e 7 të pushtimi, Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj Ukrainës, duke bombarduar disa qytete, e duke mos kursyer as jetët e civilëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HIQEN MASAT ANTI-COVID? Komiteti shpall vendimin në ora 11:00
Previous article "BALLKANI NUK ËSHTË IMUN..."/ Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i dobishëm edhe për Europën

s.autor

Postime të ngjashme

TËRMETI SHKATËRRIMTAR NË KOLUMBI/ 254 viktima, 2,600 të plagosur dhe rreth 200 të zhdukur Botë

TËRMETI SHKATËRRIMTAR NË KOLUMBI/ 254 viktima, 2,600 të plagosur dhe rreth 200 të zhdukur

NDËRROI AVIONIN PAS KËRCËNIMIT TË MUNDSHËM IRANIAN/ Trump konfirmon manovrën: Bëra atë që më tha Shërbimi Sekret Botë

NDËRROI AVIONIN PAS KËRCËNIMIT TË MUNDSHËM IRANIAN/ Trump konfirmon manovrën: Bëra atë që më tha Shërbimi Sekret

E RËNDË/ U aksidentua paraditen e së martës në aksin nacional Delvinë–Sarandë, ndërron jetë 65-vjeçari Aktualitet

E RËNDË/ U aksidentua paraditen e së martës në aksin nacional Delvinë–Sarandë, ndërron jetë 65-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT