Situata në Sievierodonetsk vijon të mbetet shqetësuese si pasojë e luftës në Ukrainë.
Zyrtarët kanë paralajmëruar se situata po përkeqësohet dhe se vendi është në prag të një fatkeqësie humanitare dhe se qyteti po plaçkitet nga trupat ruse.
Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale guvernatori i Luhanskut Serhai Haidai theksoi se rreth 80 % e banesave u shkatërruan.
“Qyteti është në prag të një fatkeqësie humanitare, nuk ka furnizim të centralizuar me ujë, furnizim me gaz ose furnizim me energji elektrike. Që nga fundi i shkurtit, pushtuesit kanë bombarduar objektet kritike të infrastrukturës, duke i shkatërruar pothuajse plotësisht. Sievierodonetsk po përjeton një fatkeqësi humanitare”, thekson ai.
Ndërkaq mendohet se rreth 15,000 civilë mund të jenë ende në qytet.