• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NË UKRAINË/ Papa Françesku thirrje Evropës: Veproni si urë dhe paqebërës, t’i jepet fund konfliktit
Home
Nderkombetare

LUFTA NË UKRAINË/ Papa Françesku thirrje Evropës: Veproni si urë dhe paqebërës, t’i jepet fund konfliktit

2 August, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Papa Françesku i bëri thirrje Evropës që të veprojë si “urë dhe paqebërëse” që t’i jepet fund luftës në Ukrainë. Ai këto komente i bëri më 2 gusht, në nisje të vizitës pesëditore në Portugali. Papa, 86 vjeç, u mirëprit me nderime ushtarake në Lisbonë, ku 1 milion pelegrinë nga e mbarë bota pritet të marrin pjesë në ngjarjet për të shënuar Ditën Botërore të Rinisë.

Kjo ngjarje fetare – që shënohet për një javë përmes ngjarjeve fetare e kulturore mbahet çdo tre vjet në qytete të ndryshme – vjen në kohën kur Kisha Katolike po reflekton për të ardhmen e saj dhe po vazhdon të përballet me priftërinj të përfshirë në skandale të pedofilisë.

Gjatë fjalimit të parë në Portugali, Papa tha se Evropa duhet ta pyes veten se ku po shkon nëse “nuk i tregon botës rrugët deri tek arritja e paqes dhe mënyra kreative për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë”.

“Bota ka nevojë për Evropën e vërtetë. Ka nevojë që Evropa të luajë rolin e një ure dhe të paqebërëses”, shtoi ai gjatë fjalimit të mbajtur para zyrtarëve dhe diplomatëve në Lisbonë. Papa Françesku kohëve të fundit ka pasur probleme shëndetësore dhe tani ai po përdor karrocë dhe shkop për ecje.

Para dy muajsh ai iu nënshtrua një operacioni abdominal. Megjithatë, gjatë qëndrimit në Portugali ai do të mbajë 11 fjalime dhe do të zhvillojë rreth 20 takime. Ndryshe, Dita Botërore e Rinisë është krijuar më 1986 nga Papa Xhon Pali II dhe është tubimi më i madh në botë i katolikëve, që shënohet përmes ngjarjeve të ndryshme, përfshirë koncerte dhe sesione të lutjeve.

Ngjarja që po mbahet sivjet ishte paraparë të mbahej një vit më parë, por ishte shtyrë për shak të pandemisë së koronavirusit./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E REJA U GJET E PAJETË POSHTË URËS SË "DAJLANIT"/ Policia jep DETAJET: 17 të shoqëruar
Previous article E AKUZUAN PËR PHOTOSHOP/ Reagon ashpër Monika Lubonja: "Nuk jam fallco..."

s.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT