• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LUFTA NË UKRAINË/ OKB pritet të shqyrtojë tri rezoluta të ndryshme në lidhje me krizën humanitare
Home
Nderkombetare

LUFTA NË UKRAINË/ OKB pritet të shqyrtojë tri rezoluta të ndryshme në lidhje me krizën humanitare

23 March, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Kombet e Bashkuara do të përballen me tri rezoluta të mërkurën lidhur përkeqësimin e situatës humanitare në Ukrainë pasi Rusia vendosi të thërrasë në votim një rezolutë që nuk përmend sulmin e saj ndaj Ukrainës.

Asambleja e Përgjithshme është planifikuar të fillojë të shqyrtojë dy rezoluta rivale të mërkurën në mëngjes – njëra e mbështetur nga Ukraina dhe vendet perëndimore që e bën të qartë se Rusia është përgjegjëse për krizën në rritje humanitare dhe tjetra e sponsorizuar nga Afrika e Jugut që nuk përmend Rusinë.

Këshilli i Sigurimit do të votojë për rezolutën e tretë, e cila është e sponsorizuar nga Rusia dhe e kritikuar gjerësisht se nuk i referohet pushtimit të Ukrainës.

Rusia kishte anuluar një votim në këshill të premten e kaluar pasi diplomatët parashikuan se ajo do të mposhtej në masë të madhe, me shumë abstenime dhe shumë pak vota pro kur nevojiten të paktën nëntë për miratim së bashku me asnjë veto.

Zëvendësambasadori i Rusisë në OKB, Dmitry Polyansky, u tha gazetarëve të martën se Rusia kishte kërkuar tani një votim të mërkurën. Ai ishte planifikuar të mbahej pas takimit të planifikuar të Këshillit të Sigurimit të mërkurën në mëngjes për bashkëpunimin e tij me Ligën Arabe.

Polyansky tha se nëse vendet perëndimore nuk e mbështesin rezolutën ruse, kjo do të jetë “një reflektim i hipokrizisë së tyre” dhe refuzim për të mbështetur një masë thjesht humanitare “pa asnjë politizim”, ashtu si rezolutat e tjera humanitare të miratuara nga këshilli 15 anëtarësh.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Deri më tani, lufta në Ukrainë ka shkaktuar miliona refugjatë.

Nga fillimi i luftës deri në mesnatën e 19 marsit, Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) regjistroi 902 civilë të vrarë dhe 1,459 të plagosur.

Zyrtarët ukrainas thonë se mijëra civilë janë vrarë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës raportoi të shtunën se 112 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftimeve ndërsë shumë se 140 fëmijë janë plagosur.

Një krizë e theksuar humanitare po zhvillohet momentalisht në qytetin- port të Mariupolit ku vlerësohet se mbi 200,000 civilë mbeten të bllokuar pa ujë, rrymë dhe furnizime ushqimore./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOSTO E MADHE PËR USHTRINË E PUTIN/ Viktimat në luftën e Ukrainës kanë tejkaluar ato të pushtimit sovjetik të Afganistanit
Previous article QYTETI KRAMATORSK U GODIT NGA BOMBA FOSFORI/ Rritet frika e sulmit kimik në Ukrainë. Çfarë është lënda që shkrin trupat

s.autor

Postime të ngjashme

VENEZUELA BIE DAKORD ME IZRAELIN/ Vendosin shërbime konsullore pas një ndërprerjeje diplomatike 17-vjeçare Botë

VENEZUELA BIE DAKORD ME IZRAELIN/ Vendosin shërbime konsullore pas një ndërprerjeje diplomatike 17-vjeçare

MBI 175 MIJË VIZA TË ANULUARA/ Administrata Trump intensifikon masat ndaj shtetasve të huaj Botë

MBI 175 MIJË VIZA TË ANULUARA/ Administrata Trump intensifikon masat ndaj shtetasve të huaj

AMERIKANËT QËLLOJNË ANIJEN/ Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme Botë

AMERIKANËT QËLLOJNË ANIJEN/ Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT