• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NË UKRAINË/ Nis biseda telefonike Trump – Zelensky në praninë e lidërve evropianë
Home
Nderkombetare

LUFTA NË UKRAINË/ Nis biseda telefonike Trump – Zelensky në praninë e lidërve evropianë

13 August, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur ditën e sotme në Berlin. Ai u prit nga kancelari gjerman, Friedrich Merz.

Dyshja, zhvilluan bisedime përmes një video-call me liderë të tjerë evropianë, përpara se të bashkoheshin edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, së bashku me krahun e tij të djathë, J.D. Vancë, në orën 14:00.

Zelensky u shpreh fillimisht se duhet ushtruar presion ndaj Rusisë, “për hir të një paqeje të drejtë”.

Sakaq, kryeministri britanik, Keir Starmer, së bashku me homologun e tij holandez, Dick Shoof, zhvilluan bisedime së bashku për “mbështetje ndaj Ukrainës dhe punën e vazhdueshme për t’i dhënë fund luftës barbare së Rusisë”. Po kështu, dyshja ra në dakordësi se “nuk duhet të merren vendime për të ardhmen e Ukrainës pa Ukrainën”.

Nga ana tjetër, Shefi i Thesarit të Shteteve të Bashkuara, Scott Bessent, u shpreh për mediat se Trump do i bëjë të qartë Vladimit Putin në Alaska se “të gjitha opsionet janë në tryezë”, lidhur me lehtësimin ose forcimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Moskës.

Bessent theksoi se sanksionet “mund të rriten, mund të lehtësohen dhe mund të kenë afate kohore”. Megjithatë, ende nuk është e qartë se cila prej këtyre masave do të aplikohet.

Për liderët evropianë, shefi i Thesarit tha se “duhet të bashkohen me ne në këto sanksione”.

Theksojmë, se rreth një javë më parë, Trump deklaroi se do të ketë disa shkëmbime territoresh në dobi të Ukrainës dhe Rusisë. Kjo deklaratë, ngriti shqetësime të shumta në Kiev dhe gjithë Evropën. Sakaq, Rusia aktualisht kontrollon rreth 20% të territorit të Ukrainës.

E gjithë kjo ndodh para takimit të Trump me Putin, që do të mbahet ditën e premte, më 15 gusht 2025, në Alaskë. Qëllimi i këtij takimi do të jetë për të diskutuar mbi të ardhmen e luftës në Ukrainë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KY ËSHTË VETËM FILLIMI"/ Shtëpia e Bardhë kërcënon të pastrehët me burgim
Previous article ÇMONTOHET GRUPI I SKIFTERËVE/ 2 shqiptarë të arrestuar! U kapen kokainë dhe para cash

s.autor

Postime të ngjashme

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin Botë

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT