• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇMONTOHET GRUPI I SKIFTERËVE/ 2 shqiptarë të arrestuar! U kapen kokainë dhe para cash
Home
Aktualitet
Kronikë

ÇMONTOHET GRUPI I SKIFTERËVE/ 2 shqiptarë të arrestuar! U kapen kokainë dhe para cash

13 August, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një grup italo-shqiptar ‘skifterësh’ dhe të shpërndarjes së drogës është goditur fundjavën e kaluar nga policia në Faenza.

Të arrestuarit janë 22-vjeçari Francesco Marino, që u la në burg nga Gjykata, 37-vjeçari Andi Arapi dhe 31-vjeçari Ledio Hysa, shqiptarë, që u lanë me masa të buta sigurie detyrim paraqitjeje dhe arrest shtëpie. Masat u dhanë nga gjykatësi i hetimeve paraprake Andrea Galant mditën e djeshme. 22-vjeçari italian u akuzua gjithashtu për vjedhje të rëndë, zhvatje dhe marrje mallrash të vjedhura; ndërsa Hysa ishte gjithashtu në telashe për posedim droge me qëllim trafikimi.

Sipas rindërtimit të karabinierëve, gjithçka filloi me vjedhjen e tabletave dhe telefonave celularë nga piceria e Manfredit “Il Girasole di Batti”. Sipas prokurorisë, kjo u pasua nga grabitja. Marino dyshohet se bastisi picerinë, me një dëm 5 mijë euro.

Pronari të nesërmen mori telefonatë të çuditshme nga një person që i thoshte se duhet të paguante 150 euro për t’i marrë mbrapsht pajisjet e vjedhura, informon media italiane.

Duke u shtirur sikur pranoi, ai i futi në kurth autorët dhe i denoncoi në polici. Gjatë dorëzimit të kontrolluar u bë edhe arrestimi i tyre. Një prej tyre, shqiptari Hysa, u kap me disa doza kokaine; një kontroll i mëvonshëm në shtëpinë e tij gjeti doza shtesë që arrinin në total 16 gramë, si dhe 2100 euro cash, të ardhura nga trafiku i drogës.

Ndaj tyre u ngrit edhe akuza shtesë e zhvatjes, kurse, pajisjet e vjedhura, përfshi dhe një biçikletë, iu kthyen pronarit të picerisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË UKRAINË/ Nis biseda telefonike Trump – Zelensky në praninë e lidërve evropianë
Previous article RAPORTI I DASH: Paraburgimi i zgjatur dhe pa akuza problem në Shqipëri

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT