• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NË UKRAINË/ Kievi akuzon Rusinë për dëmtimin e linjës energjetike të centralit bërthamor
Home
Nderkombetare

LUFTA NË UKRAINË/ Kievi akuzon Rusinë për dëmtimin e linjës energjetike të centralit bërthamor

3 November, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Operatori shtetëror bërthamor i Ukrainës ‘Energoatom’ njoftoi të enjten se goditjet me artieri nga ana e forcave ruse kanë dëmtuar linjat elektrike që lidhin centralin bërthamor të Zaporiazhias me rrjetin elektrik të vendit. Aktualisht funksionimi i centralit më të madh bërthamor të Evropës varet nga gjeneratorët me naftë.

Në një njoftim në rrjetin Telegram, ‘Energoatom’ bëri të ditur se gjeneratorët kanë karburant të mjaftueshëm vetëm për 15 ditë.

“Numërimi mbrapsht ka filluar”, shkruanin përfaqësuesit e Energoatom-it, duke ngritur shqetësimin për një fatkeqësi të mundshme bërthamore.

Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar shpesh njëra-tjetrën për bombardimet pranë impiantit. Agjencia mbikëqyrëse bërthamore e OKB-së ka paralajmëruar se sulmet me artileri mund ta dëmtojnë centralin duke rrezikuar ndotje bërthamore.

Centrali ndodhet brenda një pjese të rajonit të Zaporizhias të pushtuar nga forcat ruse, që në ditët e para të sulmit në Ukrainë që nisi më 24 shkurt.

Megjithëse presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret për transferimin e impiantit në pronësi të Rusisë, ai vazhdon të drejtohet nga personeli ukrainas. ‘Energoatom’ ka kërkuar vazhdimisht tërheqjen e forcave ruse nga impianti dhe krijimin e një zone të çmilitarizuar rreth tij.

“Energoatom’ akuzoi gjithashtu Rusinë për përpjekje për të lidhur centralin bërthamor me sistemin energjetik rus. Operatori tha se pala ruse do të përpiqet të riparojë linjat elektrike në mënyrë që të lidhë centralin me rrjetin rus e për rrjedhojë, të furnizojë me energji rajonin e Krimesë të pushtuar nga Moska, si dhe Donbasin, i cili kontrollohet aktualisht nga Rusia./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK MUND TË FAJËSONI SHQIPËRINË"/ Ministri britanik i përgjigjet akuzave të Ramës: Nuk është ksenofobi të duash një sistem të fortë emigrimi
Previous article ZGJEDHJET LOKALE/ Meta pyetet për emrat e kandidatëve për primare në PD, ja kur vendos Kryesia e PL nëse do ketë propozime

s.autor

Postime të ngjashme

NGJARJET NË CEUTA VËNËNË ALARM BE-në/ Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet Botë

NGJARJET NË CEUTA VËNËNË ALARM BE-në/ Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet

INCIDENTI NË CEUTA/ Sanchez: Ndalimi i Shengenit i diktuar nga injoranca ose interesat politike Botë

INCIDENTI NË CEUTA/ Sanchez: Ndalimi i Shengenit i diktuar nga injoranca ose interesat politike

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje Botë

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT