• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NË UKRAINË/ Kancelari gjerman thirrje Kinës: Mos dërgoni armë në Rusi
Home
Nderkombetare

LUFTA NË UKRAINË/ Kancelari gjerman thirrje Kinës: Mos dërgoni armë në Rusi

2 March, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i kërkoi Kinës të mos dërgojë armë për të ndihmuar luftën e Rusisë në Ukrainë, teksa i bëri thirrje Pekinit të ushtrojë presion ndaj Moskës për t’i tërhequr forcat e saj.

Nga Parlamenti gjerman, ku foli për vitin e parë të pushtimit rus të Ukrianës, Scholz tha se ishte zhgënjyese që Pekini ishte përmbajtur nga dënimi i pushtimit rus, megjithëse ai përshëndeti përpjekjet e tij për të mos lejuar përshkallëzim bërthamor.

“Mesazhi im për Pekinin është i qartë: përdorni ndikimin tuaj në Moskë për të nxitur tërheqjen e trupave ruse”, tha ai. “Dhe, mos i dorëzoni asnjë armë Rusisë agresore”.

Vërejtjet e Scholzit nënvizuan se si reagimi ndërkombëtar ndaj luftës në Ukrainë theksoi ndarjet globale, me Kinën dhe Indinë që përmbahen nga dënimi i pushtimit rus.

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë për mundësinë e vendosjes së sanksioneve të reja ndaj Kinës nëse Pekini ofron mbështetje ushtarake për Rusinë për luftën e saj në Ukrainë, thanë burimet për agjencinë e lajmeve Reuters këtë javë.

Konsultimet, të cilat janë ende në një fazë paraprake, synojnë të mbledhin mbështetje nga një sërë vendesh, veçanërisht ato të grupit të G7-ës, për të koordinuar mbështetjen për çdo kufizim të mundshëm.

Nga ana e saj, Kina ka nxjerrë një dokument prej 12 pikash që bën thirrje për një armëpushim gjithëpërfshirës që u prit me skepticizëm në Perëndim./REL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HAJDE DALIM, KËTU S'JEMI TË LUMTUR"/ Si iu përgjigj Kiara kërkesës së Luizit
Previous article "NJËRI BRENDA DHE TJETRI JASHTË"/ Spiropali: Lundërthyesit e padalë në breg të varkës së mbytur, gënjejnë dynjanë

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT