Në fjalimin e Vladimir Putinit, me rastin e Ditës së Fitores së Rusisë, presidenti rus ka përshëndetur “triumfin” e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste.
Ai theksoi se ajo ishte një “heroizëm i paprecedentë” dhe se Rusia duhet të sigurojë që “tmerri i një lufte globale nuk do të përsëritet kurrë”.
Por ai ka goditur vendet e NATO-s, duke thënë se Rusia ishte përpjekur “më kot” të bënte kompromis për çështjet e sigurisë.
“Vendet e NATO-s nuk donin të na dëgjonin… kjo do të thotë se në realitet ata kishin plane krejt të ndryshme,” thotë ai.
Sipas Sky News, Putin akuzon NATO-n për “përgatitjen hapur të një operacioni tjetër ndëshkues” në rajonin Donbas të Ukrainës.
Presidenti rus paralajmëroi se ekziston një “kërcënim i papranueshëm për ne pikërisht në kufijtë tanë”.
Ai akuzon Perëndimin se “përgatitet për pushtimin e tokës tonë, duke përfshirë Krimenë” – një zonë e Ukrainës që u aneksua nga Rusia në 2014.
Lufta kundër Ukrainës ishte një “goditje parandaluese kundër agresorit”, thotë ai.
Putin e mbylli fjalimin me fjalët: “Lavdi forcave tona të armatosura të lavdishme, për Rusinë, për fitoren!”
Pavarësisht frikës se presidenti rus mund t’i shpallte zyrtarisht luftë Ukrainës, ai nuk bëri asnjë deklaratë për këtë.