• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NË UKRAINË/ Finlanda redukton me 90 % vizat turistike për shtetasit rusë
Home
Nderkombetare

LUFTA NË UKRAINË/ Finlanda redukton me 90 % vizat turistike për shtetasit rusë

16 August, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Finlanda bëri të ditur se do të reduktojë numrin e vizave turistike që lëshon për shtetasit rusë me 90 për qind për shkak të rritjes së pakënaqësisë mbi luftën në Ukrainë. Vendimi, i shpallur më 16 gusht nga ministri i jashtëm Pekka Haavisto, është i fundit në një seri veprimesh nga Finlanda në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Duke folur për mediat në Helsinki, Haavisto tha se që nga data 1 shtator vizat turistike për shtetasit rusë do të jepen në masën e 10 për qind të masës aktuale.

“Vizat turistike nuk do të ndalen plotësisht, por numri i tyre do të reduktohet ndjeshëm”, citohet të ketë thënë ministri i jashtëm finlandez. “Kjo do të thotë se llojet e tjera të vizave — vizitat te të afërmit, kontaktet familjare, puna, studimi — do të kenë përparësi dhe do t’i jepet më shumë kohë,” tha ai. Finlanda aktualisht shqyrton rreth 1000 aplikime për viza në ditë, nga shtetas rusë sipas televizionit publik Yle. Haavisto tha se Finlanda do të konsiderojë gjithashtu krijimin e një kategorie specifike të vizave humanitare, e cila mund të ndihmojë gazetarët ose punonjësit e OJQ-ve.

Një numër i vogël, por në rritje i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë bërë publikisht thirrje për kufizimin ose ndalimin e plotë të turistëve rusë në Evropë në përgjigje të luftës. Anëtarët më të gjerë të BE-së, përfshirë Gjermaninë, e kanë kundërshtuar deri më tani idenë, megjithëse Republika Çeke, e cila mban presidencën e radhës së BE-së, është zotuar të diskutojë më tej këtë çështje.

Pas dekadash qëndrimi dhe mbajtjeje të një statusi neutral, Finlanda ka nisur shpejt procedurën për anëtarësim në NATO pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt. Edhe Suedia ka vendosur për t’u anëtarësuar dhe aktualisht, 20 nga 30 anëtarët e NATO-s kanë miratuar anëtarësimin e dy vendeve. “Nuk është e drejtë që qytetarët rusë mund të hyjnë në Evropë, në zonën Shengen, të jenë turistë…ndërsa Rusia po vret njerëz në Ukrainë. Është e gabuar,” tha kryeministrja finlandeze Sanna Marin më 15 gusht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKOLLA "KIÇO BLUSHI" GATI NË SHTATOR/ Veliaj: I jep zgjidhje kërkesës së prindërve
Previous article E RËNDË/ U përplas në trotuar nga shoferja 29-vjeçare te “Kodra e Diellit”, ndërron jetë në spital 60-vjeçari (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

RAPORTI I OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës Botë

RAPORTI I OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja Botë

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit Botë

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT