Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se nuk dëshiron ta shohë Rusinë të dërrmuar nga një disfatë në Ukrainë.
Duke folur për mediat franceze ai u kërkoi vendeve perëndimore të rrisin mbështetjen ushtarake për Kievin dhe theksoi se ai ishte përgatitur për një luftë të zgjatur.
“Unë dua që Rusia të mposhtet në Ukrainë dhe dua që Ukraina të jetë në gjendje të mbrojë pozicionin e saj”, tha ai.
Më tej ai sulmoi ata që sipas tij donin të shtrinin luftën në Rusi. Komentet erdhën pasi liderët botërorë u mblidhen në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
“Unë nuk mendoj si disa njerëz se ne duhet të synojmë një humbje totale të Rusisë duke sulmuar Rusinë në tokën e saj”, tha Macron.
Duke iu drejtuar konferencës në Mynih të premten, Macron këmbënguli se tani nuk ishte koha për dialog me Moskën.


