• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NË UKRAINË/ Donald Trump i jep ultimatum Zelensky-t: Pres përgjigje deri në 27 nëntor
Home
Nderkombetare

LUFTA NË UKRAINË/ Donald Trump i jep ultimatum Zelensky-t: Pres përgjigje deri në 27 nëntor

21 November, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Donald Trump ka konfirmuar raportet se i ka dhënë Volodymyr Zelensky- t një ultimatum për t’iu përgjigjur planit 28-pikësh të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës deri më 27 nëntor, Ditën e Falënderimeve.”Ne mendojmë se është një ditë e mirë, është një kohë e mirë”, tha presidenti i SHBA-së. Megjithatë, ai la një “dritare” për zgjatjen e afatit nëse bisedimet me Ukrainën “shkojnë mirë”. Duke folur në radion Fox News, siç raportohet nga BBC, Trump u pyet në lidhje me propozimin 28-pikësh, për të cilin ai tha se SHBA-të “janë pjesë e tij për një arsye – ne duam që vrasjet të ndalen”.

Lidhur me shqetësimet se Rusia mund të paraqesë në të ardhmen një kërcënim për shtetet baltike ose pjesë të tjera të Evropës, Trump tha se Moska nuk do ta bënte. “Ata nuk po kërkojnë më shumë luftë”, vuri në dukje ai, “ata tashmë po ndëshkohen”.

Në intervistën e tij, ai këmbënguli se Ukraina do të humbiste më shumë territor “në një periudhë të shkurtër kohore” nëse lufta vazhdon. Zelensky i ka thënë administratës Trump se është gati të negociojë, por Shtëpia e Bardhë – dhe tani vetë Trump – po shtyn që plani të nënshkruhet deri në Ditën e Falënderimeve, të enjten e ardhshme, më 28 nëntor.

Kujtohet se plani me 28 pika e detyron Kievin, ndër të tjera, të lëshojë territor shtesë, të bjerë dakord se nuk do t’i bashkohet kurrë NATO-s dhe të pranojë një amnisti të plotë për rusët që dyshohet se kanë kryer krime lufte.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ NË VEND/ Policia shpëton pesë persona nga përmbytjet në Dimal, mes tyre gruaja 100-vjeçare
Previous article KAPET SHQIPTARI NË GREQI/ I akuzuar për trafikimin e 500 kg kokainë nga Amerika Latine

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT