• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NË UKRAINË/ Dodik takohet me Putinin në Shën Petersburg
Home
Nderkombetare

LUFTA NË UKRAINË/ Dodik takohet me Putinin në Shën Petersburg

18 June, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Anëtari i presidencës tre-palëshe të Bosnje e Herzegovinës, Milorad Dodik, u takua në Shën Petersburg me presidentin rus, Vladimir Putin.

Informacioni për takimin mes tyre u publikua vonë, më 17 qershor, në llogarinë zyrtare në Twitter të Dodik.

Dodik mori pjesë në seancën plenare të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar, në të cilin foli Putin.

Në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg nuk ka qenë i pranishëm gati asnjë zyrtar perëndimor. Gjithashtu më 16 qershor, Dodik foli me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov.

Milorad Dodik, i cili është gjithashtu kreu i Aleancës së Social-Demokratëve të Pavarur, partia kryesore në Republika Sërpska, ka thënë vazhdimisht se ai mbron neutralitetin kur bëhet fjalë për luftën në Ukrainë.

Dodik njoftoi në 12 qershor se ai “nuk do të lejojë nënshkrimin e asnjë dokumenti politik që cilëson në çfarëdo mënyre konfliktet në Ukrainë” gjatë një takimi midis përfaqësuesve të partive politike të Bosnje dhe Hercegovinës (BiH) dhe Presidentit të Këshillit Evropian Çarls Michel.

Bosnja dhe Hercegovina iu bashkua sanksioneve kundër Rusisë në bazë të Strategjisë së Politikës së Jashtme dhe detyrimeve sipas Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asocimit.

Sipas informacionit zyrtar të publikuar në faqen e internetit të Këshillit Evropian, BiH është “harmonizuar me Bashkimin Evropian” në sanksionimin e qindra individëve dhe kompanive nga Rusia./rel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË NDODHI? Ermal Mamaqi bën për “ujë të ftohtë” Ilir Shaqirin, balerini shpërthen në të shara
Previous article U GJET NË REZERVUAR/ Policia arreston tre autorët e vrasjes së 26-vjeçarit në Maliq: Zbulohet shkaku

s.autor

Postime të ngjashme

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit Botë

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së Botë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT