• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LUFTA NË UKRAINË/ Baerbock këmbëngul për tërheqjen e të gjitha trupave ruse
Home
Nderkombetare

LUFTA NË UKRAINË/ Baerbock këmbëngul për tërheqjen e të gjitha trupave ruse

1 May, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock skicon kushtet për një paqe të qendrueshme. Ndërsa ambasadori ukrainas dëshiron armët më moderne gjermane.

Tërheqja e të gjitha trupave ruse nga Ukraina është sipas ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock kushti për një paqe të qendrueshme në Europë dhe për fundin e sanksioneve kundër Rusisë. “Një paqe në kushtet, që ka diktuar Rusia, nuk do të sjellë as në Ukrainë dhe as në Europë sigurinë e shumëpritur”, tha Baerbock për gazetën “Bild am Sonntag”. Në rastin më të keq kjo do të nënkuptonte ftesën për një luftë tjetër – edhe më pranë kufijve gjermanë.

Putin e ka shkatërruar në mënyrë të pakthyeshme rendin e paqes në Europë. Një rrugë kthimi përpara 24 shkurtit nuk ka: “Ne kurrë më nuk mund të kemi besim vetëm tek premtimet e Putinit.” Ndaj tani duhet ndihmuar Ukraina, që ajo të mbrohet prej ndërhyrjes ruse dhe sulmeve të ardhshme. “Paqe të vërtetë do të ketë sërish vetëm kur të gjithë në Europë do ta kuptojnë, që në një luftë në fund nuk ka asnjë vend fitues, por që të gjithë janë vetëm humbës”, tha Baerbock për gazetën Bild.

Ambasadori ukrainas Melnyk dëshiron nga Gjermania armët më moderne

Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Andrij Melnyk, sërish kërkon armët më moderne gjermane për luftën mbrojtëse kundër ushtrisë ruse. Tanket Gepard të premtuara janë 40 vjet të vjetra, u ankua ai në një bisedë për gazetën “Bild am Sonntag”. Ndërkohë që për të mposhtur Rusinë, „neve na nevojiten armët më moderne gjermane”. Konkretisht ai përmendi furnizimin sa më shpejtë me 88 tanke Leopard, 100 Marder, hauci vetëlëvizës e „shumë më tepër”.

Melnyk e quajti „tërësisht të pakuptimtë” drojën se përmes furnizimeve me armë mund të konsiderohesh palë lufte. Sipas tij Putini prej kohësh e konsideron Gjermaninë palë lufte. Kush do ta pengojë përhapjen e mëtejshme të luftës së tij, „duhet të ndihmojë tani, për t’i treguar kufijtë Putinit”./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NESËR FITER BAJRAMI/ Kreu i KMSH-së uron besimtarët myslimanë: Zoti i gjithësisë na e pastë pranuar agjërimin
Previous article NJË TJETËR VARR MASIV NË BUCHA/ Atoritetet ukrainase: Viktimat janë vrarë në mënyra brutale...

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës Aktualitet

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës

TAJFUNI “DOLPHIN” GODET KINËN/ Evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime Botë

TAJFUNI “DOLPHIN” GODET KINËN/ Evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri Aktualitet

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT