Duke i quajtur sulmet te “të ligjshme”, “proporcionale” dhe “të precizuara”, Franca duket se ka sqaruar pozicionin e saj ne sulmin ndaj Sirise.
Ministrja e Mbrojtjes Florence Parly tha sipas Reuters se një fregatë e marinës franceze në Mesdhe dhe avionë luftarakë nga bazat në Francë vunë në shënjeshtër qëndrën kryesore kërkimore të armëve kimike në Siri si dhe dy zona kryesore të prodhimit të armëve kimike.
Por, ministrja e Mbrojtjes tha se Franca nuk donte konfrontim dhe nuk dëshiron përshkallëzim ushtarak të situatës. Ajo foli pasi presidenti Emmanuel Macron urdhëroi një ndërhyrje ushtarake në Siri së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë në një sulm ndaj arsenalit të armëve kimike të regjimit të vendit.
“Ne nuk kërkojmë konfrontime dhe nuk pranojmë logjikën e përshkallëzimit, prandaj ne, me aleatët tanë, sigurohemi se rusët u paralajmëruan paraprakisht”, u tha Parly gazetarëve në një deklaratë të shkurtër krahas ministrit të Jashtëm Jean-Yves Le Drian.
Parly tha gjithashtu se raketat e lundrimit ishin qëlluar nga ushtria franceze.


