• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NË SHUMË FRONTE NË LINDJEN E MESME/ Sulmohet anija amerikane, SHBA rrëzon 10 dronë të Jemenit
Home
Botë

LUFTA NË SHUMË FRONTE NË LINDJEN E MESME/ Sulmohet anija amerikane, SHBA rrëzon 10 dronë të Jemenit

1 February, 2024 s.autor Botë

Në rajonin e trazuar të Lindjes së Mesme, vijon përplasja në shumë fronte. Paralelisht me luftën e përgjakshme të Izraelit në Rripin e Gazës, shtetet e bashkuara dhe aleatët përballen me sulme në rritje nga milicitë e mbështetura nga Irani.

Ndërsa ka premtuar kundërpërgjigje të fortë ndaj grupeve që veprojnë në Irak e që konsiderohen përgjegjëse për vrasjen e tre ushtarëve amerikanë, Uashingtoni po mundohet të frenojë rebelët Houthi që shënjestrojnë lundrimin ndërkombëtar. Por deri tani nuk ja ka dalë.

Lëvizja që kontrollon pjesë të Jemenit tha se kishte goditur një anije tregtare amerikane në Detin e Kuq. Grupi e ka identifikuar anijen si KOI, e cila siç thotë operohet nga Shtetet e Bashkuara.

“Forcat detare të Jemenit ndërmorën një operacion të posaçëm ushtarak që vinte në shënjestër anijen tregtare amerikane KOI, e cila po i drejtohej porteve të Palestinës së pushtuar, me një sërë raketash detare që e godinën drejtpërdrejtë mjetin”, tha zëdhënësi i militantëve, Yahya Sarea.

Firma e sigurisë detare Ambrey bëri të ditur se anija që operonte në jug të portit Aden, të Jemenit, raportoi një shpërthim në bord, por pa e identifikuar atë. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, KOI është një anije kontejner me flamur Liberian, e menaxhuar nga një kompani me bazë në Britaninë e Madhe. E njëjta ka pjesë të flotës së saj edhe cisternën “Marlin Luanda”, e dëmtuar nga një raketë të shtunën.

Sakaq, shtetet e bashkuara ndërmorën një valë të re sulmesh ajrore në Jemen, që shënjestroi 10 dronë që po bëheshin gati për tu lëshuar. Rebelët Houthi i konsideron të gjitha anijet izraelite, amerikane dhe britanike si shënjestra legjitime për shkak të luftës së Izraelit në Rripin e Gazës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ABUZUAN ME DETYRËN/ Prokuroria e Fierit kërkon pezullimin e 5 punonjësve të policisë
Previous article E TRISHTË/ 51-vjeçari në Fier mbytet duke ngrënë

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZA E RE NË NATO/ Rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një Botë

KRIZA E RE NË NATO/ Rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një

VALË E RE SULMESH NDAJ KIEVIT/ Dronët rusë vrasin 11 persona, 46 të tjerë të plagosur Botë

VALË E RE SULMESH NDAJ KIEVIT/ Dronët rusë vrasin 11 persona, 46 të tjerë të plagosur

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump Botë

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT