• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ABUZUAN ME DETYRËN/ Prokuroria e Fierit kërkon pezullimin e 5 punonjësve të policisë
Home
Aktualitet
Kronikë

ABUZUAN ME DETYRËN/ Prokuroria e Fierit kërkon pezullimin e 5 punonjësve të policisë

1 February, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Falsifikim dhe shpërdorim detyre, Prokuroria Fier jep masa sigurimi për pesë punonjës policie.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka regjistruar procedimin penal nr. 363/2023, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 248 dhe 259 pg.1 i Kodit Penal. Ky procedim është regjistruar mbi bazën e informacionit referues të  Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Fier-Berat.

Nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë të Judiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin nr.62-2024-1035, datë 31.01.2024, është vendosur pranimi i kërkesës së prokurorisë dhe caktimi i masave të sigurimit për shtetasit me detyrë punonjës policie si më poshtë:

Caktimin ndaj shtetasit E.H, të masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 233 dhe 242 i Kodit të Procedurës Penale. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal.

Caktimin ndaj shtetasit D.V, të masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 233 dhe 242 i Kodit të Procedurës Penale. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal.

Caktimin ndaj shtetasit E.B, të masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 233 dhe 242 i Kodit të Procedurës Penale. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal.

Caktimin ndaj shtetasit V.Th, të masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 233 dhe 242 i Kodit të Procedurës Penale. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal.

Caktimin ndaj shtetasit F.H, të masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 233 dhe 242 i Kodit të Procedurës Penale. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal.

Në lidhje me këtë procedim, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier po vijohen hetime në dinamikë për përfshirjen e personave të tjerë në këtë veprimtari të paligjshme.

Prokuroria Fier mbetet plotësisht e fokusuar në luftën kundër veprave penale që lidhen me detyrën e funksionarve publike që abuzojnë me detyrën.

Pas kryerjes së veprimëve hetimore që lidhen me natyrën e këtij procedimi, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u  kërkua në gjykatë, marrja e masave të sigurimit personal ndaj personave nën hetim E.M, D.V, E.B, V.Th dhe F.H., sepse ekziston dyshimi i arsyeshëm se këto shtetas, në cilësinë e punonjësit e policisë të Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, që lidhen me praktikat të kundërvajtjeve administrative që kryenin shtetas të ndryshëm duke i përshtatur ato sipas kërkesave të kundërvajtësve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAS SHERRI PËR PRONËN/ Plagoset 1 person! Policia shoqëron autorin
Previous article LUFTA NË SHUMË FRONTE NË LINDJEN E MESME/ Sulmohet anija amerikane, SHBA rrëzon 10 dronë të Jemenit

s.autor

Postime të ngjashme

“ARUBA”/ Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës? Aktualitet

“ARUBA”/ Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

DOSJA “PARTIZANI”/ Zbardhen debatet në gjyq mes Oketës dhe SPAK: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes Aktualitet

DOSJA “PARTIZANI”/ Zbardhen debatet në gjyq mes Oketës dhe SPAK: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

50 MILIONË EURO MASHTRIME ME CALL CENTER/ Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën Aktualitet

50 MILIONË EURO MASHTRIME ME CALL CENTER/ Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT