Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti vetëm pak minuta më parë ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Uashington.
Ky vendim vjen pas akuzave të Gjykatës Speciale të Hagës ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit, të cilët akuzohen për krime lufte.
Hoti shprehet se do të kthehet në Kosovë për t’u marrë me situatën, ndërsa thotë se e ka njoftuar edhe amvasadorin Grenell.
Më parë Hoti ka dalë në mbështetje të Thaçit dhe Veselit, duke u shprehur se lufta në Kosovë ishte e drejtë dhe çlirimtare.
“Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për tu marrë me situatën.
E kam njoftuar Ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë”, njofton Hoti.


