Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka takuar dhjetëra anëtarë të familjeve të amerikanëve të mbajtur peng nga Hamasi, sipas agjencisë së lajmeve AFP.
Takimi i parë personalisht i Biden me të afërmit u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë, thonë zyrtarët amerikanë, ku ishte i pranishëm edhe Sekretari i Shtetit, Antony Blinken. Sakaq mësohet se të pranishëm në takim ishin edhe
të afërm të të tetë shtetasve amerikanëve ende të pagjetur.
Kujtojmë se katër shtetas amerikanë u liruan në armëpushimin shtatë-ditor muajin e kaluar.


