• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NDAJ SULMEVE KIBERNETIKE/ Shtëpia e Bardhë ofron 10 milionë USD shpërblim për informacione
Home
Nderkombetare

LUFTA NDAJ SULMEVE KIBERNETIKE/ Shtëpia e Bardhë ofron 10 milionë USD shpërblim për informacione

15 July, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Departamenti i Shtetit do të ofrojë shpërblime deri në 10 milionë dollarë për informacione që çojnë në identifikimin e cilitdo që merret me veprimtari kibernetike kundër infrastrukturës kritike të SHBA-ve. Shtëpia e Bardhë ka nisur një grup pune për të koordinuar përpjekjet për të ndaluar këto sulme.

Administrata Biden po programon gjithashtu një faqe elektronike të quajtur stopransomware.gov për të ofruar burime publike për t’iu kundërvënë kërcënimit dhe ndërtimit të një qëndrueshmërie më të lartë në rrjete, u tha gazetarëve një zyrtari i lartë i administrates.

Një masë tjetër që u njoftua të enjten për të luftuar sulmet kibernetike vjen nga Rrjeti i Zbatimit të Krimeve Financiare në Departamentin e Thesarit. Ajo do të angazhojë bankat, firmat e teknologjisë dhe aktorë të tjerë në përpjekje më të përqëndruara kundër pastrimit të parave me kriptomonedha dhe gjurmimin më të shpejtë të të ardhurave nga sulmet kibernetike, të cilat paguhen me monedhën virtuale.

Zyrtarët shpresojnë të kapin më shumë pagesa të kërkuara pas sulmeve kibernetike, siç bëri FBI-ja në rikuperimin e shumicës së 4.4 milionë dollarëve shpërblim të paguara nga kompania Colonial Pipeline në muajin maj.

Shpërblimet ofrohen në kuadër të programit të Departamentit të Shtetit Shpërblimet për Drejtësi.

Zyrtari i administratës nuk pranoi të komentonte nëse qeveria amerikane kishte dorë në zhdukjen të martën në internet të REvil, bandës së lidhur me Rusinë e që është përgjegjëse për një sulm kibernetik të zinxhirëve të furnizimit që paralizoi mbi 1.000 organizata globale më 2 korrik duke vënë në shënjestër ofruesin Kaseya të shërbimeve të internetit me bazë në Florida. Operacionet kibernetike mbledhin të dhëna nga rrjetet, të cilat kriminelët i zhbllokojnë kur paguhen.

Ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se REvil mund të ketë vendosur të heqë dorë dhe të rishfaqet më vonë me një emër të ri, siç kanë bërë në të kaluarën.

Një mundësi tjetër është që Presidenti rus Vladimir Putin në të vërtetë të marrë parasysh paralajmërimin e Presidentit Joe Biden se do të ketë pasoja nëse ai nuk frenon kriminelët e sulmeve kibernetike, të cilët gëzojnë një strehë të sigurt në Rusi dhe shtetet aleate.

Kjo duket e pamundur megjithatë, duke pasur parasysh deklaratën e zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov për gazetarët të mërkurën ku ai nuk ishte në dijeni të zhdukjes së faqes REvil.

“Unë nuk e di se cili grup u zhduk dhe ku,” tha ai. Ai tha se Kremlini i konsideron krimet kibernetike “të papranueshme” dhe se ato meritojnë dënim, por analistët thonë se ata nuk kanë parë prova të një goditjeje nga Putini./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VARIANTI DELTA PO PËRHAPET ME SHPEJTËSI/ Ekspertja: COVID-in na e sollën...
Previous article PAGOI 28 MILIONË DOLLARË/ Kush është 18-vjeçari, njeriu më i ri që do të udhëtojë në hapësirë krah Jeff Bezos

s.autor

Postime të ngjashme

MISTER DHE ALARM, ÇFARË PO NDODH NË RUSI? Autoritetet mohojnë shpërndarjen e virusit, por karantinojnë qindra njerëz Botë

MISTER DHE ALARM, ÇFARË PO NDODH NË RUSI? Autoritetet mohojnë shpërndarjen e virusit, por karantinojnë qindra njerëz

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi Botë

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur Botë

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT