• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NDAJ INFLACIONIT/ Banka Qendrore Europiane rrit normat e interesit me 0.5 pikë përqindje
Home
Nderkombetare

LUFTA NDAJ INFLACIONIT/ Banka Qendrore Europiane rrit normat e interesit me 0.5 pikë përqindje

16 March, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Banka Qendrore Europiane (European Central Bank, ECB), ka rritur normat e interesit me gjysmë pikë përqindjeje, duke i qëndruar besnike objektivit të saj për të luftuar inflacionin, pavarësisht trazirave financiare të shkaktuara nga falimentimet e bankave amerikane dhe shqetësimet për bankën Credit Suisse.

Vendimi i ECB-së për të rritur normën e saj të depozitave nga 2.5 % në 3 %, ishte në përputhje me atë që banka kishte sinjalizuar për javë të tëra.

Por këto plane u vunë në dyshim nga paniku i fundit në sektorin bankar, që disa studiues kishin menduar se do të bindte bankën qendrore, të ndalonte ose të rriste kostot e huamarrjes me një vlerë më të vogël.

Megjithatë, përcaktuesit e normave, hoqën dorë nga angazhimi i tyre për të “rritur normat e interesit në mënyrë të konsiderueshme dhe të qëndrueshme”, një shenjë që ata nuk janë të sigurt se sa më tej do të rrisin kostot e huamarrjes.

ECB ishte banka e parë qendrore e madhe, që mbajti një takim, që kur kolapsi i javës së kaluar i Silicon Valley Bank dhe Signature Bank ngriti frikën mbi stabilitetin e sistemit financiar global.

Vendimi i ECB-së do të lexohet si një test i hershëm i oreksit të politikëbërësve, për të vazhduar rritjen e normave pavarësisht stresit në sektorin bankar.

Rezerva Federale e SHBA dhe Banka e Anglisë, do të mblidhen javën e ardhshme. Analistët kanë mendime të ndara, nëse duhet të vazhdojnë të rrisin normat apo të miratojnë një qasje prit-dhe-shih, ndërkohë që po zhvillohen trazira në sektorin bankar.

Aksionet në Credit Suisse dhe banka të tjera Europiane, rifituan humbjet e mëparshme të ditës së enjte, pasi huadhënësi i dytë më i madh i Zvicrës, Credit Suisse, tha se do të marrë hua deri në 50 miliardë CHF (54 miliardë dollarë), nga banka qendrore zvicerane dhe do të blinte rreth 3 miliardë CHF të borxhit të saj, në një përpjekje për të rritur likuiditet dhe për të qetësuar investitorët. / The Financial Times

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË UKRAINË/ Wagner rekruton mercenarë në faqen pornografike
Previous article TENTOI TË HAPTE NJË PREDHË TË VJETËR ARTILIERE/ Plagoset 44-vjeçari në Durrës

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT