Një ekip francez ka mbërritur sot në Ukrainë për të ndihmuar hetuesit vendas të shqyrtojnë akuzat për krime lufte rreth kryeqytetit Kiev.
Lajmi u bë i ditur në Twitter nga ambasadori francez, Etienne de Poncins, i cili tha se kjo ishte njësia e parë e huaj që ofron një mbështetje të tillë.
Ukraina akuzoi dy javë më parë forcat ruse për kryerjen e një masakre në qytetin e Bucha. Zyrtarët vendas raportuan se 400 civilë janë gjetur në rajonin e Kievit.
Ndër të parët që shkuan në Bucha pasi ushtarët ukrainas njoftuan se kishin rimarrë nën kontroll qytetin, ishin gazetarët e agjencisë europiane “Reuters”.
Ata panë trupa me rroba civile të shtrirë në rrugët e Buchës ose gjysmë të varrosur në tokë. Duart dhe pjesët e tjera të trupit mund të shiheshin duke u nxjerrë nga dheu. Në rrugë trupat e shtrirë pranë biçikletave tregonin se banorët nuk e kishin menduar atë që do të ndodhte dhe kishin qenë duke bërë xhiro kur janë vrarë.


