• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA ME RUSINË/ Në Kosovë arrijnë edhe dy gazetarë ukrainas
Home
Rajon

LUFTA ME RUSINË/ Në Kosovë arrijnë edhe dy gazetarë ukrainas

22 May, 2022 s.autor Rajon

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka bërë të ditur që të dielën në Prishtinë kanë arritur dy gazetarë ukrainas, Serhii Shevchenko dhe Liudmyla Mekh, të cilët do të mund të ushtrojnë profesionin e tyre nga distanca, pas shpërthimit të luftës në vendin e tyre.

Më 17 prill, autoritetet e Kosovës kanë mirëpritur edhe Lyudmila Makeyn, gazetaren e parë ukrainase që ka arritur në këtë shtet.

Të tre gazetarët qëndrojnë në Kosovë në kuadër të programit “Gazetarët me Rezidencë në Kosovë (Journalist in Residence in Kosovo)”.

Ky program është iniciuar nga Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias (ECPMF), Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) dhe mbështetet financiarisht nga Qeveria e Kosovës.

Si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur në muajin mars se është e gatshme të strehojë 20 gazetare ukrainas andaj ka ndarë 150,000 euro për strehimin e tyre gjashtëmujor.

“Gazetarët veteranë kanë punuar në media të ndryshme në Ukrainë, dhe janë pjesë aktive e Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës (NUJU). Zonja Mekh është themeluese dhe presidente e Fondacionit ‘Iniciativa e Gazetarëve’, me bazë në kryeqytetin ukrainas, Kiev”, është në njoftimin e AGK-së në Facebook.

AGK ka thënë më herët se programi i financuar nga Qeveria e Kosovës u mundëson gazetarëve ukrainas pagë mujore, akomodim në banesë, kushte për punë, kurse të gjuhës dhe të integrimit, si dhe ndihmë psiko-sociale sipas nevojës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar më 24 shkurt, atë që e quan “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur me sanksione të ashpra ndaj Rusisë, duke shënjestruar ekonominë e shtetit dhe oligarkët rusë.

Qeveria e Kosovës ka vënë sanksione kundër Rusisë, në linjë me Perëndimin, si dhe ka shprehur gatishmëri edhe për strehimin e rreth 5,000 qytetarëve ukrainas që i ikin luftës./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAZAKONTË NË SHËNGJIN/ Bregdeti mbulohet nga pluhuri i verdhë
Previous article I SHPALLUR NË KËRKIM PËR VRASJE/ Arrestohet në Greqi 27-vjeçari shqiptar

s.autor

Postime të ngjashme

SERBIA DO TA LËRË KOSOVËN PA UJË/ Vuçiç kërcënon: Do ndryshojmë rrjedhën e Ibrit Rajon

SERBIA DO TA LËRË KOSOVËN PA UJË/ Vuçiç kërcënon: Do ndryshojmë rrjedhën e Ibrit

VIDEOLAJM/ Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend Rajon

VIDEOLAJM/ Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm Rajon

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT