• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 February, 2023
AlpeNews

Tirana, Albania

3 February, 2023
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LUFTA ME KINËN NUK EKZISTON…”/ Presidentja e Tajvanit: Bisedimet me Pekinin varen nga respektimi i demokracisë
Home
Nderkombetare

“LUFTA ME KINËN NUK EKZISTON…”/ Presidentja e Tajvanit: Bisedimet me Pekinin varen nga respektimi i demokracisë

24 January, 2023 shqipe.autor Botë, Nderkombetare

Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, i ka thënë Papa Françeskut se lufta me Kinën nuk ekziston “si mundësi”, dhe ka thënë se bisedimet konstruktive me Pekinin varen nga respektimi i demokracisë së ishullit.

Kina ka pretendime territoriale ndaj Tajvanit, ishull që vetëqeveriset, dhe deklaron se do ta rikthejë kontrollin e tij dikur, qoftë edhe përmes forcës.

Vatikani përbën qeverinë e fundit evropiane që ka lidhje diplomatike me Tajvanin, në vend të Pekinit, ndonëse Shtetet e Bashkuara dhe kombet tjera perëndimore mbajnë raporte joformale.

Tsai, në një letër nisur kreut të Selisë së Shenjtë, e ka shprehur mbështetjen e saj për pozicionin e Vatikanit ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, për “politikat miqësore ndaj migrimit” dhe shëndetin publik.

“Ne identifikohemi me qëndrimet tuaja”, ka shkruar Tsai.

Tajvani dhe Kina janë ndarë më 1949 pas një lufte civile dhe nuk kanë marrëdhënie zyrtare, mirëpo i lidhin miliarda dollarë të tregtisë dhe investimeve.
Tsai i është referuar në letrën e saj edhe deklaratës së Papës, të bërë ditë më parë, se “virusi i luftës” duhet të shërohet.

“Lufta e armatosur nuk është absolutisht opsion”, ka shkruar Tsai.

Kina e ka rritur presionin ndaj Tajvanit, përfshirë lëshimin e raketave në det, pasi ish-udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Nancy Pelosi, dhe disa zyrtarë tjerë amerikanë, kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Tajvan, në gusht të vitit të kaluar.

Ndërkohë, këtë ishull e kanë vizituar edhe zyrtarë të Britanisë dhe shteteve tjera perëndimore./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHEN DY SHTËPI BARI NË SPANJË/ Arrestohen 3 shqiptarë. Si nisi operacioni pas telefonatës për “zhurmën e çuditshme”
Previous article BERISHA, BASHA DHE PRENDI NËN AKUZË/ Zbardhet kallëzimi i plotë i mazhorancës për 21 Janarin (DOKUMENTI)

shqipe.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA e Putin: Do të fitojmë në Ukrainë, ashtu siç bëmë me nazistët në Luftën e Dytë Botërore Botë

DEKLARATA e Putin: Do të fitojmë në Ukrainë, ashtu siç bëmë me nazistët në Luftën e Dytë Botërore

LUFTA NË UKRAINË/ Von der Leyen: Rusia do mbajë përgjegjësi për krimet e saj. BE do e çoj çështjen në… Botë

LUFTA NË UKRAINË/ Von der Leyen: Rusia do mbajë përgjegjësi për krimet e saj. BE do e çoj çështjen në…

RRËFIMI TRONDITËS/ Para Papa Françeskut: Më kanë përdhunuar dhe më detyruan të ha mish njeriu Botë

RRËFIMI TRONDITËS/ Para Papa Françeskut: Më kanë përdhunuar dhe më detyruan të ha mish njeriu

Facebook Comments

NILDA HALILI/ Nuk është turp të ndjekësh “Big Brother” Blog

NILDA HALILI/ Nuk është turp të ndjekësh “Big Brother”

ARDIT RADA/ Modeli i shëmtuar i zengjinit në Big Brother Blog

ARDIT RADA/ Modeli i shëmtuar i zengjinit në Big Brother

FRROK ÇUPI/ E pashë shtetin duke rënë Blog

FRROK ÇUPI/ E pashë shtetin duke rënë

EDMOND LAÇI/ Sot Viti i Ri Hënor Blog

EDMOND LAÇI/ Sot Viti i Ri Hënor

NDRIÇIM XHEPA: Big Brother, shfaqje antikulturore dhe antinjerëzore Blog

NDRIÇIM XHEPA: Big Brother, shfaqje antikulturore dhe antinjerëzore

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT