Përdorimi i armëve bërthamore do të ishte “i papranueshëm” në konfliktin në Ukrainë. Kështu deklaroi lideri bjellorus, Aleksandr Lukashenko, në një intervistë për Associated Press .
“Përdorimi i armëve bërthamore jo vetëm që do të ishte i papranueshëm, sepse është shumë pranë nesh dhe ne nuk jemi përtej oqeanit si Shtetet e Bashkuara. Nëse Rusia është e aftë për këtë apo jo, është një pyetje që duhet t’i bëhet udhëheqjes ruse,” tha ai.


